Lidhje


Gaza dhe demaskimi i së keqes...!

Nga: Sali Shasivari

 

Përreth faktit që, shteti i ashtuquajtur ‘I z r a e l’, në saje të një plani dhe agjende cioniste botërore, u themelua mbi gjakun, kufomat, djersën dhe pronën e huaj…; si dhe, përreth faktit që, përgjatë ekzistimit të tij si shtet (që nga viti 1948), konstanta e vetme e kësaj ‘sajese artificiale’ ka qenë ‘politika e apartejdit’, padrejtësitë, represaljet, terrori, ekzekutimet, vrasjet, masakrat, gjenocidi, spastrimi etnik, hegjemonizmi dhe shfrytëzimi ekonomik, etj. ndaj popullit të pafajshëm dhe autokton palestinez…!

 

Përreth gjithë kësaj, ‘elitat cioniste’ lokale dhe ndërkombëtare, për vite dhe dekada të tëra, në saje të një ‘maqinerie të paskrupullt propagandistike’, janë munduar që ta ndryshojnë dhe falsifikojnë realitetin, duke e paraqitur këtë ‘sajesë’ si “vend të kulturuar dhe të civilizuar”, si “demokraci të vetme në rajon”, si “shtet të së drejtës”, si “shoqëri të vlerave”, si “vend të zhvilluar dhe të avancuar”, etj.; ndërsa, në anën tjetër, palën palestineze - si dhe popujt përreth - i kanë paraqitur si antipodë e gjithë kësaj që u tha…! E gjithë kjo, me qëllim të glorifikimit të këtij ‘sateliti’ të tyre në rajon… ‘Satelit’ ky, i cili përdoret si ‘karrem’, si ‘bazë spiunazhi’, dhe, si ‘paravan’ për sigurimin e interesave politike, gjeo-strategjike, dhe ekonomike të fuqive të mëdha në këtë vend dhe rajon…; vend dhe rajon ky, i cili, jo vetëm që konsiderohet djep i civilizimeve më të vjetra njerëzore, burimi i tri feve qiellore, si dhe ‘kërthiza’ e globit, por, në të njejtën kohë, është epiqendra ku gërshtohen të gjitha interesat ideologjike, politiko-strategjike, dhe ekonomike të globit…!

 

Në saje të kësaj pozite, dhe për shkak të kësaj që u tha (dhe shumëçkahit që nuk u tha), populli palestinez, tashmë më se një shekull, po i nënshtrohet një politike shfarrosëse në të gjitha rrafshet, duke u shndërruar në një nga popujt më të përvuajtuar të planetit në historinë më të re…!

 

Për më tepër, përreth propagandës famëkeqe e cila tenton që tragjedinë e fundit në Gaza ta paraqesë si pasojë e ngjarjeve të 7 Tetorit 2023…; realiteti është se, ngjarjet e 7 Tetorit ishin pasojë e një politike gjenocidale cioniste e cila ka filluar më se një shekull më parë…!

 

Së këndjemi, pas çdo krimi dhe masakre që po ushtrohet ndaj popullit të pafajshëm liridashës në Gaza dhe në Palestinë, gjithnjë e më tepër po del në shesh ‘ana e shëmtuar’ e kësaj ‘sajese artificiale’ si dhe e ‘sajuesve’, ‘përkrahësve’, ‘sponsorizuesve’, dhe atyre që po e nxisin, përkrahin, dhe armatosin këtë ‘monstër gjakpirëse’…!

 

Sot, si asnjëherë më parë, për çdo ditë, po çjerret dhe po bie nga një maskë e ‘shushunjëzave të sojit njerëzor’, të cilët, jo vetëm që ia kanë shitur shpirtin djallit të mallkuar, duke u vënë në shërbim të gjithçkahit që është e keqe, e shëmtuar, dhe e dëmshme… Por, të njejtët, çdo ditë e më tepër, po e vërtetojnë faktin se, janë pikërisht ata që po e prishin paqen, rendin, qetësinë, dhe mirëqenien në këtë glob…; dhe se, sa më shpejtë që të ‘shporren’ nga kjo tokë, aq më shpejtë bota do të bëhet vend më i sigurt, më i rehatshëm, dhe më i mirë për të jetuar…!

 

Fatmirësisht, e vërteta po qartësohet dhe po del në shesh gjithnjë e më shumë...; me ç’rast, ngjarjet e fundit në Gaza, përreth anës së tyre tragjike, kanë shkaktuar një vetëdijesim dhe zgjim të masave të gjera popullore anekënd globit si asnjëherë më parë…! 

 

Dashtë Zoti që ky vetëdijesim dhe ky demaskim i së keqes ta përshpejtojë triumfin e së mirës… Amin!

XS
SM
MD
LG