Lidhje


Pastori Akil Pano frymëzon doktorin e Spitalit Amerikan duke ofenduar familjen e profetit Ibrahim me surrogaci

Pas pastorit Akil Pano, një doktor i punësuar në spitalin gylenist amerikan, në një intervistë me gazetarin Blendi Fevziu është shprehur me fjalët e pastorit ku quan surrogaci martesën profetit Ibrahim me Haxheren dhe pasardhës të surrogacisë profetin Ismail dhe rrjedhimisht pasardhësit e tij arabët dhe profetin Muhamed a.s.

 

Me fjalët e tij, doktori i cili quhej Elton Peçi është perpjekur ta justifikoj surrogacinë si dicka normale dhe ta ilustroj atë me një shembull-shpifje ndaj profetit Ibrahim. Mësohet se doktori Peçi ka aplikuar surrogacinë megjithëse kjo praktikë është e në kundërshtim me ligjin në Shqipëri. Ai e ka aplikuar surrogacinë disa herë me njerëz të pushtetit dhe të pasur në Shqipëri, njëri prej të cilëve një ish ministër i brendshëm i qeverisë Rama.

 

Fjalët e doktorit Peçi vijnë pak javë pasi prifti evangjelist Akil Pano mbajti një ligjërate ku cilësonte profetin Ismail a.s. dhe pasardhësit e tij, arabët dhe profetin Muhamed a.s. si popuj surrogato dhe njerëz të dorës se dytë. Me këtë shembull-shpifje doktori Peçi përpiqet të justifikoj veprimet antiligjore të tij dhe të spitalit gylenist amerikan, duke e paraqitur surrogacine si diçka të ligjshme dhe morale, e cila është e miratuar nga feja dhe është aplikuar nga profetët.

 

Në të vërtetë surrogacia është një veprim i ndaluar rreptësisht nga feja. Martesa e profetit Ibrahim me më shumë se nje grua ka qenë një traditë të cilën e kanë aplikuar shumica e profetëve siç përmenden në Bibel dhe në Kuran.

 

Mbas fjalëve dhe veprave të doktorit dhe të spitalit gylenist amerikan nuk fshihet asgjë veçse etja dhe babëzia për të grumbulluar para, pa pasur asnjë sprupull apo kriter moral. Duket që doktori e paska përqafuar fort mirë filozofinë e gylenistëve që për zot kanë paratë dhe pushtetin.

 

Ne një dijetar musliman kur debatoj me disa njerëz të tillë, pushtetar musliman që e kishin shitur veten për para, iu tha “Unë zotin tuaj e kam poshtë këmbëve të mia”, dhe hoqi kepucët dhe nxorri florinjte që kishte nën këmbë.

XS
SM
MD
LG