Lidhje


Mediat e huaja spekulojnë me shifrat e pelegrinve të vdekur gjatë ritualit të haxhit për ta portretizuar sa më keq evenimentin e përvitshëm islam

"Ka shkuar në më shumë se 1 mijë numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e temperaturave përvëluese gjatë pelegrinazhit të Haxhit në Mekë të Arabisë Saudite"- raportoi  Agjencia franceze e lajmeve, AFP, ky lajm u përcoll po ashtu nga shumë agjenci botërore lajmesh duke mos pasur asgjë të konfirmuar nga vet autoritetet Saudite. Qendra meteorologjike saudite raportoi se në fillim të kësaj jave, temperaturat shkuan në 51.8 gradë celsius në hije në xhaminë e madhe të Mekës. "Çdo vit atje shkojnë miliona pelegrinë, dhe shumë prej tyre përdorin kanale të parregullta pasi shpeshherë nuk mund të përballojnë lejet e kushtueshme zyrtare për të shkuar atje"- thuhet po ashtu në deklaratat e shumë agjencive perëndimore.

 

Në fillim të këtij muaji autoritetet saudite raportuan se kishin larguar qindra mijëra pelegrinë të paregjistruar nga Meka, por gjithsesi shumë prej tyre arritën të merrnin pjesë në ritualet kryesore të Haxhit që filluan të premten e shkuar. ky lajm është përcjell masivisht nga shumica e mediave perëndimore por nuk gjen media vendore apo arabe ta konfirmojnë këtë shifër, duket qartë pra se kemi të bëjmë me një spekullim me qëllim denigrimi.

 

Sipas këtyre agjencive kjo është edhe arsyeja se përse numri i të vdekurve ishte aq i lartë pasi sipas tyre ky grup pelegrinësh është edhe më i rrezikuari nga i nxehti, sepse pa leje zyrtare, nuk mund të kenë akses në hapësirat me ajër të kondicionuar të siguruara nga autoritetet saudite për 1.8 milionë pelegrinët e autorizuar.  Vetë autoritetet nuk kanë dhënë informacion për numrin e viktimave, por raportuan se rreth 2700 persona kishin marrë trajtim mjekësor për problem me të nxehtin. Siç edhe dihet kur një pelegrin vesh rrobën e ihramit nuk mundet askush ta pengojë të kryejë ritualet në xhamië e shenjtë e aq më tepër të shfrytëzojë hapësirat e freskëta të xhamisë. 

 

Ndaj kjo shpërndarje masive e këtij lajmi të pakonfirmuar, me llogjikë të pasaktë dhe me burime informative plot ambiguitet duket si një unison dashakeq për të paraqitur ritualin e përvitshëm si diçka primitive apo të dëmshme, fakt që nuk ka qenë ndonjëherë më i pavërtetë aq më tepër në kohën e mundësive teknologjike dhe inrastrukturës së përmirësuar.

XS
SM
MD
LG