Lidhje


Shqipëria dhe memorandumet e deislamizimit të saj.

Nga historiani Behar Kaceli/
 
 
Që në vitin 1833, kur filloi misioni i shoqërive ungjillore dhe të krishtera në Perandorinë Osmane, Shqipëria ka qenë ndër vendet e synuara në deislamizimin e saj.
 
 
Shqipëria në aspektin gjeografik bënte pjesë në atë që ata e quanin "Gjeografia Biblike", që duhej të deislamizohej ndërsa në aspektin etnik, konsiderohej si një ndër etnitë e kristianizuar shumë herët dhe që sipas tyre duhej të kthehej në "identitet".Në fund të shek. 19 ky aktivitet u shtua akoma më shumë dhe krahas misioneve perëndimore që ushtronin aktivitetin e tyre në hapësirën shqiptare iu shtua edhe aktiviteti i kishës greke dhe atyre sllave ku tërhoqën shumicën e ortodoksëve shqiptarë nën umbrellën e tyre gjithashtu edhe deislamizimin me dhunë.
 
 
Pas pavarësisë hartohet një memorandum ku i paraqitet zyrës qendrore të misionit në Londër që u titulluar "Shqipëria është çelësi i Lindjes së Mesme (Botës Islame)", ku edhe paraqitet projekti se me një buxhet vjetor prej 100 000$ dhe në një hark kohor 25 vite arrihet që shqiptarët të deislamizohen.
Një memorandum tjetër është paraqitur në vitet 30 pranë Propagandës Fide për deislamizimin e shqiptarëve.
 
 
Nuk kanë munguar edhe projektet e spastrimit etnik dhe largimit me dhunë të muslimanëve drejt Turqisë, ashtu siç bëri Greqia, Serbia, Bullgaria, etj.
Edhe instalimi i komunizmit dhe shpallja e Shqipërisë si vendi i vetëm ateist në botë, është pjesë e këtij projekti.
 
 
Për mendimin tim ky projekt dhe ky mision ka dështuar, për shkak se tashmë kanë kaluar më shumë se 100 vite dhe këto nuk kanë arritur ndonjë rezultat të kënaqshëm, "Nëse do ta krahasojmë me objektivat dhe buxhetet e tyre".
 
 
Tashmë është pika e kthesës inshallah, sidomos te rinia ne e shohim çdo ditë gjithnjë e më shumë njerëzit po kthehen te Zoti i tyre.
 
 
Kështu që rezultati i CENSUSIT nuk më surprizoi, unë prisje publikimin e një përqindje akoma më të ulët.
 
 
Të gjithë e dimë se këto nuk janë shifra reale.
 
 
Meqë ra fjala, mua dhe familjen time nuk na ka regjistruar dhe nuk na ka pyetur askush.
XS
SM
MD
LG