Një guantanamo izraelite për palestinezët
Në burgun izraelit Sde Teiman, një instalim ushtarak në shkretëtirën Negev në jug të Izraelit, strehohen qindra palestinezë të arrestuar në Gaza që nga 7 tetori, raporton Anadolu.Burgu, i quajtur “Guantanamo i Izraelit”, ka qenë në sy të publikut që në ditët e para të luftës së Izraelit, pasi u shfaqën raporte për shkallën e torturës ndaj të burgosurve palestinezë në këtë institucion, larg kontrollit të grupeve të të drejtave të njeriut.Siç raporton Radio Ushtria e Izraelit, dhjetë ushtarë u arrestuan kohët e fundit për t’u marrë në pyetje si pjesë e një hetimi për përdhunimin në grup të një të burgosuri palestinez nga Gaza.
Si kundërpërgjigje, qindra protestues izraelitë, përfshirë zyrtarë, sulmuan burgun për të protestuar kundër arrestimeve të ushtarëve.
Baza ushtarake, e cila aktualisht është nën komandën e ushtrisë, u krijua pas një operacioni të Agjencisë Hebraike për të sjellë 49,000 hebrenj nga Jemeni në Izrael në 1949 dhe 1950.
Gjatë luftërave izraelite të vitit 2008 dhe 2014 në Gaza, qindra palestinezë nga Gaza u arrestuan dhe u dërguan në Sde Teiman.
Në luftën e fundit, e cila ka vazhduar që nga 7 tetori i vitit të kaluar, Izraeli ka arrestuar qindra palestinezë dhe i ka klasifikuar ata si “luftëtarë të paligjshëm”.
Shoqata për të Drejtat Civile në Izrael deklaron se të burgosurve u refuzohet ushqimi dhe kur hanë, ata e bëjnë këtë me sy të lidhur dhe me pranga.
Shtohet se burgu është i mbipopulluar dhe se të burgosurit flenë e kryejnë jashtëqitjen me sy të lidhur dhe me pranga. Meqenëse nuk ka as kujdes shëndetësor, shumë kanë vdekur prej kushteve të rënda./beratitv