Lidhje


Duke ua vrarë fëmijët, Izraeli e forcon qëndresën palestineze dhe e dobëson bërthamën e vet njerëzore!

Nga Kim Mehmeti

 

Mediat raportojnë se të paktën 32 civilë janë vrarë sot kur avionët luftarak izraelit kanë bombarduar dy shkolla ku ishin strehuar familje të zhvendosura në qytetin lindor të Gazës. 

 

Ndërkohë Ministri i Financave i Izraelit ka deklaruar se vuajtjet e dy milion palestinezëve të Gazës nga uria janë të “drejtë dhe morale”?!

 

Kjo deklarat është në vazhdën e paralajmërimit monstruozë të kolegut të tij se ‘hedhja e bombës bërthamore në Gazë është një nga opsionet’ dhe se, ata që valëvitin flamurin palestinez ‘nuk duhet të vazhdojnë të ekzistojnë në faqen e dheut’?!

 

Ndërkohë prej moti është bërë e qartë se Izraelit iu dha koha e duhur që ta përfundonte këtë gjenocid në Gazë dhe atë ta bënte të pabanueshme, siç ju dha edhe mundësia që duke vrarë fëmijë palestinezë ta dëmtonte rëndë të ardhmen e këtij populli.

 

Por të gjithë harruan një gjë: se duke ua vrarë fëmijët, Izraeli e forcon qëndresën palestineze dhe e dobëson bërthamën e vet njerëzore. 

 

Siç harruan se nga gjaku i pafajësisë fëmijërore nuk mbinë asgjë tjetër përpos urrejtjes, e cila këtë botë e bënë edhe më të egër dhe më të pabanueshme për Njerëzimin. 

 

Sidoqoftë gjenocidi në Gazë do mbetet thertorja e parë në botë e përkrahur nga shtetet perëndimore, të cilat u bënë palë me vrasësit e fëmijëve palestinezë ose duke i mbështetur ata, ose duke i furnizuar me armë.

 

Ku ta dish, mbase kësaj bote më nuk i ka ngelur asnjë rrugë tjetër, përveç të vetmes që nuk e ka ecur deri tani – lufta bërthamore. (Kim Mehmeti)

XS
SM
MD
LG