Palestina: Sa herë që bota bën presion për armëpushim, Izraeli përgjigjet me masakra
Përfaqësuesi i Përhershëm i Palestinës në Kombet e Bashkuara (OKB), Riyad Mansour ka deklaruar se sa herë që bota bën presion për armëpushim, Izraeli përgjigjet me masakra, transmeton Anadolu.
Mansour mbajti një fjalim në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së i cili u mblodh për të diskutuar situatën në Lindjen e Mesme.
"Nuk është rastësi që sa herë që bota bën presion për një armëpushim, Izraeli përgjigjet me një masakër si në shkollën (Al-Taba’een). Ai jep një mesazh më të shëmtuar se ai i mëparshmi dhe deklaron se nuk do të ndalet", deklaroi Mansour.
Më tej Mansour theksoi se ndërsa mirëpresin konsensusin ndërkombëtar që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm, është e qartë se Izraeli po përdor të drejtën e vetos për t‘ia dalë me këtë mendim. "Kjo duhet të marrë fund. Izraeli nuk mund të vazhdojë të sfidojë botën", tha Mansour/AA