Emërtime dhe pretendime!
Wednesday, 25 September 2024 00:47
Nga hoxhë Tasim Darsi
Emërtimi “Kryegjyshata Botërore Bektashiane” me seli në Shqipëri është një emërtim i vetëquajtur të themi. Bektashitë e Shqipërisë dhe Selija e saj, përfaqësojnë vetem veten e tyre dhe ata shtete që s’kan asnje Bektashi, siç është Sheteti i Izrailit.
-Dy shtete që kan besimtar Bektashi (siç është Turqia dhe Irani) jo vetëm që nuk e njohin si përfaqësues të tyre Baba Mondin apo Selinë Bektashiane në Shqipëri, por as e marrin seriozisht si lider shpirteror.
-Shteti Turk dhe Dijaneti i Turqisë, asnjëherë dhe në asnjë shkresë zyrtare, nuk i drejtohet Selisë së Bektashive në Shqipëri si ”Selia Botërore", por si Selia e Bektashive Shqiptarë, ku shkruhet në shkresat e saj.
“Arnavutluk Bektashi Topluluga “ dmth drejtuar “Bashkësisë Bektashiane Shqiptare”. Pra Fjala Boterore as që ekziston.Të njejtën qasje ka Edhe Irani që ka besimtar Bektashi. Vendet e tjera Islame as që kan një njohje të tillë, biles dhe komunikimi me Selinë Bektashiane është inekzistente !
Po si u vendos Kryegjyshata (e Pretenduar) Bektashiane në Shqipëri ?
Për ta shpjeguar më thjeshtë edhe për besimtarët, por edhe për hoxhallarët që dalin nëpër TV këto ditë.
1-Me 1925 Shteti i Turqisë moderne me në krye Ataturkun, ishin në ndekje të Kryetarit të Bektashive të atëhershëm Njazi Dede, jo se Ataturku donte të zhdukte këtë sekt, siç rëndomtë dëgjojmë-se Ataturku ishte anti fetar dhe i deboi për devotshmërinë e tyre. Jo, asesi.
2-Sipas shtetit turk atëhere Nijazi Dede ish përfshirë në aktivitete te jashtëligjëshme (nuk perfshin aktivitenin fetar) dhe anti-kombëtare, andaj aktiviteti i nëndheshëm anti-Kombetar i Nijazi Dede e bëri që ai të arratiset dhe të vijë në Shqiperi, nga dhe ishte si origjinë. Se po të arrinte shteti turk ta arrestonte Nijazi Deden atëkohë, s’kish ardhur dot në Shqipëri.
3-Meqë Kryegjyshi i fundit Bektashi erdhi në Shqipëri dhe ndodhën ndryshime drastike në politikën dhe zhvillimet në Shqipëri….vazhduan dhe pas 1990 u vetëshpallën Botëror, me nxitjen dhe fondacionet e armiqve të shqiptarve si popull dhe të Islamit si fe.
4-Me llogjikën e vetme, pse Kryegjyshi i Fundit para komunizmit vdiq në Shqiperi, u arrit ne pretendimin se Selia e Bektashive në Shqipëri është përfaqësi Botërore, atëherë edhe Kisha Autoqefale Shqiptare, me themeluesin e saj që jetoi dhe vdiq në USA, Fan Nolin, na jep të drejten ne si shqiptar dhe besimtarëve ortodoks shqiptar të kërkojne një “State of Autoqefali-Orthodoxy Albanian in USA”!
-Duhet theksuar se Bektashizmi, sado i deformuar të jetë mesazhi Kuranor në të, asesi nuk është fe, por një sekt që ka pësuar mutacionet më devijante deri më sot.