Lidhje


Gaza dhe demaskimi i “vlerave” perendimore…!

Nga: Sali Shasivari
 
 
 
Sot mbushet plotë një vit që nga fillimi i episodit më të ri dhe më të përgjakur të krimit dhe gjenocidit sionist mbi popullatën e pafajshme palestineze…! Mbase, 7 Tetori i vitit të kaluar nuk qe shkaku dhe fillimi, por ishte pasojë dhe vazhdimësi e një prej krimeve dhe gjenocideve më të gjata dhe më të përgjakura ndaj një populli autokton liridashës në historinë më të re…!
 
 
Përgjatë 365 ditëve të kaluara, populli palestinez në përgjithësi, si dhe popullata e Rripit të Gazës në veçanti, i është nënshtruar një terrori të paparë sistematik izraelito-sionist, me përkrahje të turpshme dhe të parezervë nga “bota e lirë perendimore”…; ndërsa, banorët e globit, si anjëherë më parë, kanë patur rastin të ndjekin ‘live’ (drejtpërdrejtë) vrasjet, krimet, masakrat, kasaphanen, gjenocidin, spastrimin etnik, dhe shkatërrimin në masë të mijëra jetëra njerëzish të pafajshëm (fëmijë, gra, pleq, mjekë, gazetarë, etj.), sikur të ishin skena filmike apokaliptike…!
 
 
Për më tepër, përderisa numri i viktimave përgjatë dymbëdhjetë muajve të kaluar ka tejkaluar shifrën 42 mijë, në mesin e të cilëve rreth 16 mijë janë fëmijë…; kurse numri i mjekëve, paramedikëve dhe gazetarëve të vrarë është i padëgjuar më parë…; ndërsa, shkatërrimi i spitaleve, shkollave, dhe vendbanimeve është i paparë deri më tani…; lidershipi politik perendimor vazhdon hipokrizinë e tij të zakonshme, me ç’rast, nga njëra anë kërkon ‘armëpushim’, ndërsa nga ana tjetër vazhdon ta përkrah agresorin në gjitha aspektet, si në aspektin politik, diplomatik, ekonomik, etj., poashtu edhe në aspektin logjistik, ushtarak, me armatim, etj….!
 
 
Nuk ekziston fjalë që mund ta përshkruajë ‘hipokrizinë perendimore’ ndaj asaj që po ndodh në Gaza, përpos fjalës ‘demaskim’…!
 
 
Është po ai ‘perendim’ i cili i shkaktoi botës fatkeqësitë më të mëdha përgjatë historisë më të re, duke përfshirë edhe dy luftërat botërore…; dhe se, i njejti ‘perendim’, përmes përkrahjes së paskrupullt ndaj sajesës Izrael, është gati ta ndez edhe luftën e tretë botërore, edhe atë, vetëm e vetëm që të mbrojë interesat e veta strategjiko-ekonomike, pa çka nëse një akt i këtillë do të rrezikonte mijëra e miliona jetëra njerëzish të pafajshëm…!
 
 
Klanet dhe korporatat politike, diplomatike, mediatike, propagandistike, ekonomike, industriale, dhe intelegjencoro-ushtarake cionisto-perendimore, jo vetëm që janë shkaktarë, përkrahës, dhe pjesmarrës në gjithë atë që po ndodh në Gaza, por, të njejtat, do të jenë shkaktarë dhe fajtorë kryesorë për çfarëdo përshkallëzimi rajonal apo global që mund të ketë ky konflikt; përshkallëzim ky i cili veçmë ka filluar…!
 
 
Në saje të kësaj hipokrizie të paskrupullt, kësaj ‘bote perendimore,’ jo vetëm që i kanë rënë të gjitha ‘maskat’ me të cilat ka tentuar në vazhdimësi që ta mbulojë realitetin e saj të shëmtuar historik, por ky ‘perendim’ ka arritur të përbaltë çdo “vlerë” që ka pretenduar në mënyrë të padenjë për vite dhe dekada me rradhë, duke baltosur si asnjëherë më parë postulatet e llojit ‘liri’, ‘barazi’, ‘demokraci’, ‘humanitet’, ‘të drejta të njeriut’, etj., si dhe, duke krijuar një realitet të shëmtuar dhe tejet të rrezikshëm botëror ku mbretëron ‘ligji i xhunglës’…!
 
 
Mbase, ‘Ujku qimen e ndërron, por zakonin/zanatin s’e harron’!
XS
SM
MD
LG