Lidhje


Xhamia e Namazgjasë: Një Simbol i Bashkëjetesës Fetare dhe Diplomacisë Shqiptaro-Turke

Shkruan: Hamzi Ibraimi

 

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Turqisë gjithmonë janë karakterizuara nga një ndjenjë miqësie vëllazërie dhe mbi të gjitha Turkiye ka qenë një ndër partnerët më strategjik të Shqipëris.Por gjithashtu vitet e fundit kjo lidhje dhe ky bashkpunim është përforcuar edhe më shumë përmes vizitave të shpeshta zyrtare anasjtelltas dhe aritja e bashkëpunimeve të fundit në fusha të ndryshme. Vizitat e Zyrtarëve të Lartë dhe Bashkëpunimi në Fusha Strategjike Vizitat e rëndësishme nga zyrtarët e lartë nga të dyja vendet kanë dëshmuar një angazhim të përbashkët për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, politik dhe kulturor. Ndërsa vizita e fundit e Ministrit të Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan, në Shqipëri para disa javësh, shënoi edhe një hap tejet të rëndësishëm në këtë drejtim.

 

Gjatë takimeve me zyrtarët shqiptarë, u diskutuan çështjet që përfshijnë zhvillimin e infrastrukturës, bashkëpunimin ekonomik dhe forcimin e marrëdhënieve strategjike në fusha nga më të ndryshmet si arsimi, teknologjia dhe mbrojtja. Këto bisedime dhe vendime jo vetëm që përforcojnë lidhjet ekzistuese mes dy vendeve, por gjithashtu hapin rrugë për projekte të reja të përbashkëta që do të forcojnë edhe më tej marrëdhëniet dypalëshe. Hapja e Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë Një nga ngjarjet më simbolike të këtij bashkëpunimi është hapja e Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë, një nga xhamitë më të mëdha në Ballkan. Ky objekt fetar është ndërtuar me mbështetje të konsiderueshme nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, dhe është parë si një simbol i fuqishëm i bashkëjetesës fetare në Shqipëri dhe i lidhjeve historike mes dy vendeve.

 

Debatet për Rolin e Xhamisë në Shqipëri Megjithatë, roli i kësaj xhamie ka qenë gjithashtu objekt i madh i debateve në lidhje me ndikimin e saj në jetën fetare dhe sociale të vendit. Gjatë hapjes zyrtare të xhamisë, të cilës i parapriu një vizitë nga Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdoğan, u theksua rëndësia e kësaj xhamie jo vetëm për Mysliman në Shqipëri, por edhe për bashkëpunimin e tyre strategjik dhe kulturor midis Shqipërisë dhe Turqisë.

 

Gjithashtu Presidenti Rexhep Tayyipp Erdogan deklarori se xhamia e Namazgjasë është dhuratë nga populli turk për motrat e vëllezërit myslimanë në Shqipëri. Presidenti turk theksoi se së bashku me kryeministrin Rama po bëjnë hapjen e xhamisë të Namazgjasë, që tash më është më e madhja në Ballkan. Presidenti Erogan gjithashtu shtoi; Falënderoj të gjitha ata që kontribuuan në kětë proces, kjo xhami  do të jetë një vend adhurimi ku do të mbizotëroja paqja,gjithashtu Erdogan falëderoj mikun e tij Ramën. Por Presidenti Erdogan edhe në hapjen e Xhamis së Namazgjasë nuk i haroi palestinezët poashtu Presidenti Erdoğan vuri në dukje se administrata izraelite ka vazhduar masakrat e tij edhe në Liban. Ai tha se “Është detyrim i ndërgjegjshëm për të gjithë ne që të qëndrojmë përballë terrorizmit shtetëror që zbaton Izraeli dhe administrata e Netanyahut, duke sulmuar Libanin së fundmi, tregoi sërish se nuk ka ndërmend të vendosë paqen në rajon. Presidenti Erdoğan i’u bëri thirrje edhe një herë gjithë botës së ndërgjegjshme, veçanërisht myslimanëve, nga ky vend i shenjtë, që të marrin një qëndrim të përbashkët kundër agresionit të Izraelit”.

 

Po ashtu Kryeministri Rama në fjalimin e tij në hapjen e Xhamis së Namazgjaës tha: Si çdo faltore tjetër e këtij vendi ku gjen paqe çdo shqiptar që i falet Zotit në besimin e vet, gjithashtu edhe kjo xhami e madhe e Namazgjasë është tani një vend i shenjtë. E këtij vendi nuk mund t’i këndohet sot më mirë sesa në shqipen e Haxhi Hafiz Ibrahim Dalliut, “i dashuri im kujtoje edhe atë kohë kur ne me madhërinë tonë e bëmë Qaben vend shpërblimi dhe kthimi për njerëzit e bëmë dhe vend të sigurtë. Ju që vizitoni Qaben bëjeni mekamin e Ibrahimit vend për tu falur. Ne kishim urdhëruar Ibrahimin dhe Ismailin ta pastronin shtëpinë time për ata që e vizitojnë, për ata që rrinë aty dhe për ata që bëjnë ruku dhe sexhde”.

 

Po ashtu Myftiu i Tiranës Gazment Teqja tha se: Kjo xhami do të jetë burim i mirësisë, burim i fesë së bukur, ruajtjes së traditës. Zoti e bëftë të hairit dhe Zoti na ndihmoftë që të bëhet më e mira. O zot faleminderit! Dhe e gëzofshin të gjithë shqiptarët po ashtu faleminderit të gjithë atyre që kanë kontribuuar, qoftë donatorët, qoftë ata të cilët kanë kontribuuar edhe me formën më të thjeshtë për arritjen e kësaj dite. Zoti ju dashtë të gjithëve dhe vetëm mirësi e begati!”. Xhamia e Namazgjasë është një investim me vlerë 30 milionë euro nga Komuniteti Mysliman i Turqisë. Kjo xhami ka një kapacitet për 5000 persona dhe një sipërfaqe prej 6000 metrash katrorë. Po ashtu Xhamia e Namazgjasë, nga një këndvështrim i thjeshtë, është një vepër e rëndësishme arkitekturore dhe fetare, por gjithashtu pasqyron dimensione të ndërlikuara politike dhe diplomatike.

 

Ndërtimi dhe hapja e saj nga qeveria turke, dhe në veçanti me mbështetjen e presidentit Erdoğan, ka treguar se bashkëpunimi Shqipëri-Turqi nuk kufizohet vetëm në ekonomi, por përfshin edhe influencën kulturore dhe fetare. Kjo krijon një pyetje të rëndësishme për të ardhmen: Sa do të ndikojë kjo në autonominë dhe zhvillimin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe si do të zhvillohen më tej marrëdhëniet fetare mes dy vendeve? Pavarësisht se në këtë Hapje solemne Kryetari KMSH-së që është pjes e Lëvizjes Terroriste Hizmet nuk ke prezent në këtë solemntite kjo tregon se kjo xhami tash më është larg duarve të pista gyleniste. Por xhamia e Namazgjasë do të mbetet një simbol i fuqishëm për myslimanët e shqipërisë, por edhe një pikë e re diskursi për çështjet e ndikimit ndërkombëtar dhe autonomisë së institucioneve fetare në Shqipëri.

XS
SM
MD
LG