Lidhje


Hyrja në Qabe nuk të bën burrë të mirë

Kreu i gylenizmit të institucionalizuar në Shqipëri, Bujar Spahiu, së fundmi ka vizituar Arabinë Saudite, vizitë të cilën e ka shfrytëzuar për të dalë edhe në fotografi afër Qabes së nderuar. Spahiu harron se Qabja ka derë tokësore por edhe qiellore, nëse në atë tokësore mundet të hynë edhe njerëzit e paskrupull në atë qiellore nuk hyn askush me përjashtim të të sinqertëve besim pastër.  Ja çfarë shkruan Spahiu në profilin e tij në fb: "Teksa hyja mbrëmjen e djeshme në Qaben e bekuar, si kryesues i delegacionit shqiptar, më erdhi ndërmend një bisedë mes dy sahabive të mëdhjenj (Hz. Omerit dhe Hz. Aliut) të cilët ndërsa ishin në radhë duke hyrë në Qabe ‘përshëndesnin” edhe Gurin e Zi;
Hz. Omeri teksa afrohet pranë Gurit të Zi thotë: “O gur, unë e di se ti je një gur që s’mund të sjellësh as dëm, as edhe dobi. Pra, kurrë nuk do të të kisha puthur sikur të mos kisha parë të Dërguarin e Allahut duke të puthur”. Thuhet se Hz. Aliu që i ndodhej pas, i pëshpërit: “O Omer! Po t’i dije enigmat që fshihen tek ai, nuk do të flisje kështu!” Dhe sigurisht të drejtën e çdo gjëje Allahu e di më së miri! Unë fala namaz nafile brenda Qabes dhe u luta për shumëçka, Allahu na i pastë pranuar!"

 


Faktikisht retorika e shirkut dhe teuhidit është retorikë që na ka "shurdhuar" veshët pikërisht si prurje ekskluziviste dhe përjashtuese e vendeve arabe, por sot teuhidin po e mësojmë të trupëzuar në dhimbjet dhe duatë e banorëve të Gazës. Gaza, realitet që sekti gylenisto-oportunist me në krye kryetarin e KMSH-së, as nuk e di ku ndodhet. Këtu nuk po flas për hapësira gjeografike por për duatë dhe avokaturën që "i pari i musimanëve" të këtij vendi detyrohet të bëjë për shkak të vet çallmës që ka vendosur në kokë. Por heshtja dhe distancimi kanë pllakosur këtë institucion që drejton Spahiu, as bombat që po bien mbi Gaza nuk e kanë prishur këtë heshtje.

 


Shpresoja që Spahiu në atë vend të bekuar të bënte dua për fëmijët e Gazës, por jo, Spahiu bën lojra fjalësh ashtu sikurse kanë vite që bëjnë disa propaganda boshe që vijnë nga ato vende. Por hyrja në Qabe nuk të bën burrë të mirë, këtë e dëshmon edhe historia. Fakti që aty kanë hyrë edhe ata që kanë qenë më të këqinj sesa Spahiu e dëshmon këtë, kam për qëllim Karamitët e Bahreinit të cilët sulmuan Meken, shkatërruan derën e Qabes dhe vodhën gurin e zi për shumë vite duke e rrëmbyer nga aty ku ishte vendosur.

 


Fakti që as në atë vend të bekuar Spahiu nuk i ngriti duart duke u lutur publikisht për të shfaqur një solidaritet minimalist ndaj masakrave të përditshme në Gaza, tregon se sekti gylenist është sikurse një aventurier me rroba banjo i mbuluar nga teshat e klerikut. I tilli nuk shikon më se çfarë hedh përsipër, mjafton që ti mbulojë lakuriqësinë sektare.

 


Kjo foto e Spahiut realisht të kujton ndodhinë kur disa Irakian kanë ardhur tek nëna e besimtarëve dhe e kanë pyetur për gjakun e mushkonjës, ndërsa ajo është përgigjur me habi : Çudi, njerëzit që derdhën gakun e njeriut më të mirë (Husejnit) më pyesin për gjakun e insektit më të pavlerë, se a e prish apo jo abdestin". Ndërsa në rastin e Spahiut në derën e Qabes, ky shembull më duket i ngjashëm me veprimin e tij, pra kërkon të legjitimojë abuzimet e panumërta dhe korrupsionin e papërfytyrueshëm brenda KMSH-së, me prezencën e tij në atë vend të bekuar. Aq më tepër kur muslimanët po vdesin në Palestinë, showi i tij në derën e Qabes është i turpshëm. Siç është i turpshëm uzurpimi i institucionit të KMSH-së, nëpërmjet makinacioneve okulte pa religjon dhe moral të amballazhuara pikërisht nga poza të tilla, të cilat kërkojnë ti hedhin hi syve të shumicës.

 

 

 

 

 

XS
SM
MD
LG