Lejet e gradaçelave të reja/ Ekzaltimi primitiv në privatizimin e hapësirave publike.
“Kulla nuk janë ato me 10 apo 15 kate. Kulla janë ato mbi 20 kate. Janë dhënë sot edhe 3 të reja. Është dhënë një midis atyre të dyjave në qendër, njëra te bulevardi i ri dhe tjetra tek “21 dhjetori”. Janë të larta këto të fundit. Është fat që kemi arkitektët më të njohur që vijnë në vendin tonë -tha kryeministri Rama vitin që shkoi duke prezantuar miratimet e reja të kullave shumëkatëshe rreth e rrotull qendrës së Tiranës.
Në çfarë hibridi social po shndërrohet kryeqyteti ynë? Si do të jetë dinamika e jetës sociale, kulturore dhe shpirtërore në një vend që nuk po arrin ta ruajë atë pak histori që ka?
Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar sëfdundmi edhe 12 leje të reja ndërtimi në zonat më të kërkuara të Tiranës ku do të ngrihen kulla deri në 44 kate.Lejet janë firmosur tashmë edhe nga kryeministri Rama që është kreu i këtij këshilli dhe pritet që pas zbardhjes të nisë puna për hapjen e gropave të reja në kryeqytet për ndërtimin e këtyre kullave pas “malit të Tiranës”, që do të ngulet mu në qendër të kryeqytetit.
Ndoshta Rama dhe Veliaj dëshirojnë një ekonomi kapitaliste por ajo që po ndodh sot në Tiranë nuk ka të bëjë vetëm me konkurrencën ultrakonsumiste por me vlera historike që shtete të reja si Amerika nuk i posedojnë, ndaj e kanë më të re të groposin atë që kurrë nuk ka ekzistuar, kjo pasi indianët e vjetër jetonin në tenda, ndaj si të tilla ato nuk kanë themele të palëvizshme. Ndaj kur kryeministri flet për shumfishimin e kateve të rrokaqiejve nuk besoj se ka për qëllim zhvillimin kombëtar por atë individual, aq më tepër kur ka vendosur qw tia japë shtetit katet e fundit të çdo rrokaqielli me pretekstin se janë pa leje.
Duke u nisur nga sociologji e rrokaqiejve në Amerikë, kullat 50 katëshe në vendin tonë të kujtojnë pjesërisht simbolikën e rrokaqiejve të Çikagos dhe Nju Jorkut dhe paralelizmin midis evolucionit formal të tyre. Ndërtesat dhe transformimet kryesore ekonomike që kanë ndodhur në shoqërinë e Amerikës së Veriut në dekadat e fundit përfaqësojnë mbrojtjen e një kulture ultrakonsumiste biznesi Amerikane të karakterizuar nga konkurrueshmëria dhe individualizmi i fortë. Ato shprehin shndërrimin aestetik nga një arkitekturë racionaliste kapitaliste në një estetikë tjetër ku mbizotëron trillimi, fantazia dhe spektakolariteti. Individualizmi që karakterizon kapitalizmin e Amerikës së Veriut gjithashtu ka pësuar mutacion në dekadat e fundit, domethënë nëse nga një ekzaltim primitiv i autonomisë si vlerë thelbësore e shoqërisë, ai ka shkuar drejt kultit të një uniteti të individualizuar, të privatizuar të shkëputur nga hapësira publike të shkëputur nga thelbi social i shoqërive. Në fund të fundit, bëhet fjalë për konfirmimin e dobisë sociologjike të rrokaqiejve, të kuptuar si objekte simbolike, ekonomike, sociale dhe kulturore.
Më poshtë, lista e plotë e lejeve të reja të ndërtimit të dhëna nga KKT:
- Leje Zhvillimi për objektin: “Strukturë shërbimi, hoteleri dhe banimi 2-8 kate dhe 28 kate mbi tokë, me 5 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën: “Kristo Luarasi”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Vistas Enterprises” sh.a.
- Leje Zhvillimi për objektin: “Strukturë shërbimi, hoteleri dhe banimi 2-6 kate dhe 40 kate mbi tokë, me 5 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën: “Kristo Luarasi”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Green Living Company” sh.p.k.
- Leje Zhvillimi për objektin: “Godinë multifunksionale “Barcelona Toëer”, me vendndodhje në Rrugën: “Ibrahim Rugova”, Bashkia Tiranë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Bami Holding” sh.p.k.
- Leje Zhvillimi për objektin: “Objekt shërbimi dhe banimi 16 kate mbi tokë” me vendndodhje në Rrugën: “Fortuzi”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “TDT & Partners” sh.p.k.
- Leje Zhvillimi për objektin: “Qendra e Kongreseve 5 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë, Godine Banimi 40 kate mbi tokë dhe 5 kate nëntokë dhe Godinë Hotelerie 25, 26 kate mbi tokë dhe 5 kate nëntokë, në Rrugën “Bulevardi i Ri”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Usluga” sh.p.k.
- Leje Zhvillimi për objektin: “Tirana Neë Boulevard”, zhvillim kompleks për ndërtimin e ambienteve të reja me funksion residencial dhe shërbimesh prej 41 dhe 44 katesh mbi tokë dhe 8 katesh nëntokë, me vendndodhje në Bulevardin e Ri, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Smart Construction Invest” sh.p.k dhe shoqërinë “Progeen” sh.p.k.
- Leje Zhvillimi për objektin: “Ëind Toëer”, zhvillim kompleks për ndërtimin e ambjenteve të reja me funksion residencial dhe shërbimesh prej 22 kate mbi tokë dhe 7 kate nëntokë, me vendndodhje në Rrugën: “Dritan Hoxha”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Kastrati Construction” sh.p.k.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Strukturë shërbimi dhe banimi 16-19-35 dhe 39 kate mbi tokë”, me vendndodhje në “Bulevardin e Ri”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Tirana 2-Konstruksion” sh.p.k.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt banimi dhe shërbime 2 dhe 14 kate mbi tokë, me 4 kate parkim nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën: “Vaso Pasha”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Domus Group” sh.p.k.
- Leje Zhvillimi për objektin: “Godinë banimi, shërbimi dhe hotelerie 6, 13, 20, 27, 34 dhe 41 kat dhe 5 kate parkim nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën: “Muhamed Gjollesha”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Develalb Construction” sh.p.k dhe shoqërinë “Edonil Konstruksion” sh.p.k.
- Leje Zhvillimi për objektin: “Tirana Ëest Block”, Objekt shërbimi, banimi dhe hoteleri 1-15 kate mbi tokë, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “A.G.E Co & Co” sh.p.k.
- Leje Zhvillimi për objektin: “Godinë polifunksionale 2-21 kate me 2 kate parkim nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën: “Hoxha Tahsin”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Oni & Afa” sh.p.k.