Adea Pirdeni dhe Blend Gonxhe/ "Marioneta" të vjetra apo snobizëm i ri
Dy ministrat e rinj, Adea Pirdeni dhe Blend Gonxhe, janë betuar të martën (16 janar) në Presidencë, pasi Kuvendi 1 ditë më parë i dha 73 vota dekretit për emërimin e tyre, ndërsa opozita nuk mori pjesë në votim. Adea Pirdeni do të drejtojë Ministrinë e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, ndërsa Blend Gonxhe do të drejtojë Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, të dyja ministri të sapo krijuara.
Adea Prideni më herën mbante detyrën e Zv.Ministres së Drejtësisë, ndërsa Blend Gonxhe atë të drejtorit të Drejtorisë së Shërbimeve të Transportit rrugor. Gonxhe zëvendësoi Elva Magraritin, tek Ministria e Kulturës, ndërsa ministria e re përfshin edhe Ekonominë dhe Inovacionin.
Nuk e di pse, po kjo rokadë e radhës të kujton filmin "dy herë mat". Edhe pse më shumë sesa një rokadë kjo i ngjason një teke, një projekti imaginar i tipit me Sheik. Në filmin "dy herë mat" figura e Cukut mundet të ishte luajtur shumë mirë nga Blendi Gonxhe ndërsa Adea do të ishte një imazh që i përshtatet rolit të vajzës shahiste. "Edhe akullore edhe çokollatë shoku Kopi" ishte batuta e famshme e Cukut që e shndërroi filmin nga një interpretim i rëndomtë në përsëritje ikonike batutash.
Ashtu sikurse tërë filmi edhe seriali i ndryshimeve në qeveri i ngjason regjisë (në film) me plot folklor të shokut Kopi. Shoku Kopi e përdorte Cukun për të mbyll hallet dhe "allishverishet" e tij, aq shumë ishte i varur Cuku nga shoku Kopi saqë linte edhe punët e tij personale për të mbyllur ato të shokut Kopi. Ndërsa vajza e re luante shah dhe hante akulllore, Cuku hante presionin e zonjës Kopi.
Ndërrimet dhe inovacionet ministrore që bën Rama, janë të ngjashme me "strategjitë" me fushë shahu të shokut Kopi, pavarsisht aftësisë si mentor rezultati ishte i njëjtë për kandidatët e tij, mati.
Por ministria nuk është lojë shahu edhe pse Rama mendon se Adea mundet të jetë si vajza shahiste e filmit e cila e kapi mat shahistin e madh. Ndërsa menaxhimi i qeverisë, me atë që shihet, Ramës i duket si fushë shahu . Fushë në të cilën atij i duket se mund të luajë edhe pa figura apo ushtarë, madje edhe pa ngjyrat e katrorëve të fushës së shahut.Por ashtu sikurse "propaganda" e Kopit edhe ajo e Ramës i ka këmbët e shkurtra, ah po, edhe me një top akulloreje sipër tyre, ndaj edhe nëse i del ndonjë shahiste e zonja tek tuk, ngelen të vogla përballë marionetave të vjetra politike.
Baza e lajmit marrë nga RTVSh