Lidhje


A mundet të jetë dhuna simbol emancipimi? /Gruaja rreh burrin e saj në Prishtinë

Gruaja rreh burrin e saj në Prishtinë, 34-vjeçari kërkon ndihmën e Policisë. Rastet e dhunës në familje janë të shpeshta në vendin tonë, por rrallë ndodh që viktima të jenë burrat, pasi që zakonisht dhunën e denoncojnë gratë. E në një familje në Prishtinë kërciti dajaku, por kësaj here viktimë është një 34-vjeçar, raporton Gazeta Sinjali.

 

 

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se viktima ka kërkuar ndihmën e Policisë, ku ka denoncuar bashkëshorten e tij për dhunë në familje.

 

 

Sipas tij, pas një konflikti verbal mes tyre, e dyshuara ka eskaluar në dhunë, duke e sulmuar fizikisht. Si pasojë e dhunës, burri ka marrë lëndime trupore dhe ka kërkuar edhe ndihmë mjekësore.

 

 

Ndërkohë e dyshuara është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga organet e hetuesisë.

 

 

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të prokurorit ndaj saj kanë nisur hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’./GazetaSinjali/

 

 

XS
SM
MD
LG