"Hijet" e Erjola Doçit, teologu Çako përdor zhargon fetar të muslimanëve
I pyetur për rastin e Erjola Docit e cila ka deklaruar se shikon hije natën dhe kur zgjohet ka shenja në trup, teologu Miron Çako i cili ishte ftuar në emisionin “Në shtëpinë tonë”, tregon se nuk e njeh Erjolën personalisht, por duke e shpjeguar si fenomen ai shprehet mund të jetë një magji e zezë. Përsa i përket yshtjes me kripë, teologu tregon se është një gjë e keqe, nuk e largon magjinë, por i futesh edhe më thellë. Miron Çako: Si fenomen, ose i kanë bërë magji të zezë, ose je futur vetë në ato zona, je marrë vetë me okultizëm ose ka bërë një mëkat i madh.
Julka Gramo (drejtuesja e emisionit): Çfarë duhet të bëjmë ne që të mos na shfaqen, besimi në Zot po.
Alban Musa: Yshtja me kripë që u bë?
Miron Çako: Yshtja me kripë është prapë një rit magjik që në qoftë se ti e bën atë, nuk largohet por futesh akoma më thellë. Ajo që na ndihmon ne për mos t’i parë ato ose mos t’i ndjerë është…
Alban Musa: Ilnisa i ka bërë gropën asaj!
Miron Çako: Njerëzit nuk dinë. Si thonë, do të heqësh vetullat, por heq sytë. Duhet t’i lutesh Zotit që të të largojë xhindet.
Fjala arabe "xhin" apo "xhinde" (e përdorur këtu nga kleriku) vjen nga folja "xhenna", që do të thotë: të fshehësh. Kështu, ata janë fizikisht të padukshëm për njeriun, siç sugjeron etimologjia e emrit të tyre. Padukshmëria është një nga shkaqet përse njerëzit kanë mohuar ekzistencën e tyre. Pikërisht fjala xhin, përdorimi i kësaj fjale, është i njohur në fenë islame. Origjina e xhinëve mund të gjurmohet nga Kurani dhe Suneti. Allahu thotë: "Vërtet krijuam njeriun nga argjila e tharë e baltës së zezë e të butë. Dhe para kësaj krijuam xhinët nga flaka pa tym e zjarrit". [el-Hixhr, 26-27]
Madje në Kuran ekziston një sure e tërë e titulluar sipas kësaj krijese, kjo pasi xhinët mund të jenë besimtarë dhe jobesimtarë në Zotin, të mirë apo të këqinj. Mirëpo, për shkak të natyrës së tyre të furishme, shumica prej tyre janë jobesimtarë.
Duket se kleriku nuk posedon një fjalë të posacme në gjuhën e vet religjoze derisa përdor një fjalë e cila është pjesë e një zhargoni tjetër fetar, përkatësisht atë islam . Nëse kleriku njeh gjuhën liturgjike të fesë së vet atëherë duhet të përdori atë specifikë e jo të huazojë terminologji nga fe të tjera. Kjo pasi në aparencë duket sikur e njeh mirë temën e përfolur por në realitet çalon pikërisht tek termiologjia e cila është pjesë e zgjidhjes së problemit. Kjo pasi nuk mundet të flasësh me detaje për dicka nëse nuk ke njohje të mjaftueshme për të njejtën.
Ndërsa huazimi nuk është shenjë origjinaliteti ndaj si rrjedhim nuk është shenjë njohjeje, kështu që në të vërtetë i gjithë diskursi i klerikut bazohet në mosnjohje, ndaj nuk është e këshillueshme të merresh me një problem kaq thelbësor por pa njohur fillimisht terminologjinë apo semantikën e fjalëve apo koncepteve. Ajo që këshillohet është që versionit origjinal ti kthesh"të drejtat e autorit" e jo ti kalosh ato si meritë individuale. Ndaj në mënyrë që mos të ketë keqkuptime e këshillojmë klerikun të përdori gjuhën e vet klerikale, larg huazimeve të pa/qëllimta.
Pjesërisht nga oranews.tv