SPAK “qep” dosjen e Edi Ramës me prova përvëluese, pritet urdhri i Uashingtonit dhe Brukselit për ta marrë të pandehur
Prokuroria e Posaçme (SPAK) me ndihmën e ndërkombëtarëve është mundësia e fundit për mbylljen e tranzicionit shqiptar dhe shkallmimin e kësaj klase keqbërëse dhe mafioze politike, e cila ka tre dekada që vjedh, sundon dhe plaçkit Shqipërinë. Në këto rrethana, krerët e korruptuar po bëjnë përpjekje maksimale për sabotimin e SPAK-ut, me shpresë për t’i shpëtuar lakut të drejtësisë. Dyshohet se në prapaskenë, kryeministri Edi Rama po lëviz çdo gur për të shkrirë drejtësinë e re, në mënyrë që të mos ketë fatin e Ivo Sanader. Në Kroaci, prokurorët specialë nisën hetimet për ish-kryeministrin kroat Sanader duke nisur që nga vlera e orës së dorës. Hetimet u thelluan, duke zbuluar pasuri të tjera dhe para korrupsioni jashtë vendit.
Këtu SPAK e ka më të lehtë për të shkuar te fundosja e Edi Ramës. Skandalet e fundit kanë tronditur thellësisht perandorinë e ti korruptive me grabitje miliarda euro nga paratë e shqiptarëve. Balluku-Karçani -Agasi janë ekzekutuesit e korrupsionit të tij skandaloz. Rama dyshohet se është orkesturesi i këtyre aferave për të cilat SPAK vazhdon të hetojë duke mbledhur një volum të konsiderueshëm të dhënash. Hetimet dyshohet se kanë hyrë në një fazë ku elementët janë të mjaftueshëm për hapa të mëtejshëm proceduralë ndaj kryeministrit. Megjithatë, pavarësisht kësaj tabloje, vihet re një lloj ngadalësimi në kalimin drejt veprimeve konkrete. Kjo ka ushqyer dyshimet se vendimmarrja mund të jetë e lidhur edhe me faktorë jashtë sistemit të drejtësisë, përfshirë një pritje për sinjale apo mbështetje ndërkombëtare.
Pritja për “dritën jeshile”
Në qarqe të ndryshme po diskutohet se një vendim kaq i ndjeshëm politikisht mund të kërkojë një koordinim më të gjerë me partnerët strategjikë të Shqipërisë. Për këtë situatë ka reaguar edhe gazetari Genc Burimi, i cili thotë se “vulën” për fatin e Edi Ramës pritet ta japë Uashingtoni ose Brukseli. “Çfarë bën SPAK-u? Kam përshtypjen se sot ky SPAK i ka të gjithë elementët në dorë, të fillojë hetimin edhe biles ta mbyllë dosjen e Edi Ramës, ekzakt siç ka bërë drejtësia izraelite me Netanyahun. Por, i bien qark e qark se mbase edhe këta të SPAK-ut presin një urdhër apo presin një dritë jeshile ndërkombëtare, nga Uashingtoni apo nga Brukseli”, tha ai. Kujtojmë se deklarata e SHBA për të konsideruar si terroristë trafikantët e drogës duket se përfshin qartazi` kryeministrin shqiptar, i cili dyshohet se i ka mbështetur dhe është një nga bashkëpunëtorët kryesorë të tyre. Situata e Edi Ramës pas aksioneve të SPAK ndaj bandave të suportuara nga ai duket se kanë krijuar probleme serioze me administratën Trump dhe me vetë presidentin e SHBA.
Në ditën e parë të mandatit të tij të ri, Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që përcaktonte kartelet e trafikut të drogës dhe njerëzve si Organizata të Huaja Terroriste. Trump kërkoi që ndaj tyre të përdoren të njëjtat mjete si kundër terrorizmit ndërkombëtar: sanksione financiare, operacione inteligjence dhe veprime ushtarake. Trump ka përfshirë edhe Shqipërinë në këtë luftë globale kundër karteleve, duke dërguar DEA-n amerikane në Tiranë për të ndihmuar në çmontimin e rrjeteve të trafikut. Në këto kushte, SPAK dhe ndërkombëtarët përbëjnë mundësinë e fundit për të përballuar këtë klasë politike që ka sunduar dhe plaçkitur Shqipërinë për tre dekada. Me dosjen që duket e “qepur” dhe me provat e mbledhura, çdo veprim i mëtejshëm mund të vendosë fatin e kryeministrit Edi Rama dhe të tregojë se drejtësia e re është reale./SHQIPERIA IME