Lidhje


Fitorja e Mamdanit: Shuplaka më e madhe ndaj Si.o.ni.zmit deri më sot

Sionistët, të cilët e pozicionojnë veten si Zoti, dhe besojnë se kryejnë punën e Zotit, janë demaskuar tashmë. Njohja publike e këtij problemi, shënon edhe fillimin e luftës për ta ndaluar atë. Nga tani e tutje, kombet dhe popujt do të fitojnë, ndërsa sionizmi do të humbasë.

 

Nga İhsan Aktaş “Daily Sabah”

 

Siç dihet gjerësisht, në New York u mbajtën zgjedhjet lokale, ku Zohran Mamdani fitoi me një mbështetje të gjerë nga votuesit, duke mposhtur rivalët dhe duke u bërë kryebashkiaku i ri i qytetit. Ai do të jetë kryebashkiaku i parë mysliman në historinë e New York-ut, qytetit më të madh në SHBA, dhe një nga kryebashkiakët më të rinj në historinë e tij, vetëm 34 vjeç.

 

Kjo fitore, vendosi një precedent të rëndësishëm jo vetëm në politikën lokale, por edhe në skenën ndërkombëtare, duke ndryshuar perceptimin e një shoqërie amerikane, e cila prej kohësh cilësohej si shumë e kushtëzuar nga ndikimi sionist.

 

Kandidatura dhe fitorja e Mamdanit, u pritën kudo si një frymëzim dhe shpresë për ndryshim. Në fillimet e sulmeve të 7 tetorit 2023, askush nuk kishte parashikuar se vendimi i Izraelit për ta kthyer këtë konflikt në një masakër dhe gjenocid, do të trondiste botën.

 

Reagimet ndaj gjenocidit

 

Protesta të rëndësishme kundër këtij gjenocidi nisën të mbahen në vendet skandinave, evropiane dhe me shumicë myslimane. Por më të rëndësishmet ndodhën në kampuset universitare në SHBA. Studentët e universiteteve prestigjioze si Harvard, MIT dhe NYU, të cilët përfaqësojnë të ardhmen intelektuale të vendit, organizuan protesta të guximshme, pavarësisht përballjes me sjelljen brutale të policisë dhe kërcënimet mbi të ardhmen e tyre akademike. Debati kryesor, ishte nëse protesta ishte vetëm kundër Izraelit, apo një lëvizje më e gjerë kundër padrejtësive globale.

 

Realiteti në Perëndim

 

Debatet rreth sulmeve të 7 tetorit 2023 dhe masakrës së Izraelit në Gaza, zbuluan një realitet të tmerrshëm: fuqitë kryesore perëndimore - SHBA, Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania - nuk janë thjesht aleatë. Politikat e tyre ,janë në shërbim të interesave të një ideologjie sioniste, e cila dominon mbi sovranitetet kombëtare.

 

Konflikti midis Hamasit dhe Izraelit, dhe gjenocidi që e pasoi së fundmi, shërbyen si një pasqyrë për të zbuluar ndikimin e sionizmit në politikën globale, sidomos në SHBA, ku ky ndikim u bë më i dukshëm se kudo tjetër.

 

MAGA apo MIGA?

 

Nga ana tjetër, brenda në lëvizjen Make America Great Again (MAGA), që përbëhet nga mbështetës të fortë të Donald Trumpit dhe përkrahës të politikanëve konservatorë, po pyesin nëse një komb me 350 milionë banorë, po drejtohet nga një komunitet prej 9 milionë personash, ose nëse SHBA po udhëhiqet nga Izraeli dhe sionistët.

 

Figura publike si gazetari Tucker Carlson, e kanë artikuluar këtë shqetësim, duke pyetur: “A jemi ne vërtet një komb i lirë?”. Në situatën e krijuar pas dënimit të Izraelit në OKB dhe izolimit të tij në arenën ndërkombëtare, edhe SHBA-të u vunë në një pozicion të vështirë, duke ndërhyrë për zgjidhjen e krizës, veçanërisht pas ndikimit të misionit humanitar të Flotës Sumud.

 

Në këtë sfond, protestat në kampuset universitare u shtypën, teksa mediat tradicionale mbajtën një narrativë pro-sioniste. Megjithatë revolucioni i mediave sociale solli një ndryshim global, ku çdo individ mund të bëhet një burim informacioni i pavarur.

 

Tel Avivi përkundrejt New York-ut

 

Gjatë garës paraprake brenda Partisë Demokrate, shumica e kandidatëve thanë se do të shkonin në Tel Aviv ose Tokën e Shenjtë sapo të zgjidheshin në krye të bashkisë. Vetëm Mamdani deklaroi: “Ditën që do të zgjidhem, do të jem kryebashkiaku i New York-ut dhe do të qëndroj po këtu!”. Qëndrimi i tij i palëkundur e çoi drejt fitores.

 

Fjalimi i fitores

 

Në fjalimin e tij të famshëm të fitores, Mamdani tha: “Jam i ri pavarësisht përpjekjeve për të mos u plakur”. Ai theksoi: “Jam mysliman. Jam socialdemokrat. Dhe më e rëndësishmja, nuk kam ndërmend që të kërkoj falje për asnjë nga këto”.

 

Ky fjalim, pati një ndikim global dhe u bë tema më e diskutuar ndërkombëtarisht. Në thelb, lufta në Gaza krijoi kushtet që mund të çonin në humbje për Partinë Demokrate dhe favorizuan zgjedhjen e Trump-it.

 

Ndërsa në nivel lokal në New York, Mamdani u shfaq si një zgjidhje ndaj ngurtësisë politike të elitës demokratike. Pavarësisht heshtjes së administratës amerikane përballë gjenocidit, Zohran arriti të fitonte zgjedhjet.

 

Sionistët, të cilët e pozicionojnë veten si Zoti, dhe besojnë se kryejnë punën e Zotit, janë demaskuar. Njohja publike e këtij problemi, shënon edhe fillimin e luftës për ta ndaluar. Nga sot, kombet dhe popujt do të fitojnë, ndërsa sionizmi do të humbasë.

 

Shënim: İhsan Aktaş, është kryetar i Bordit të Kompanisë së Kërkimeve GENAR dhe studiues në Departamentin e Komunikimit në Universitetin Medipol në Stamboll.

 

XS
SM
MD
LG