Lidhje


Devijimet në besim të Organizatës famëkeqe okulte “Fetullah Gylen” - 5

-Gyleni mashtron xhematin duke pretenduar se sikurse vet ai, kushdo që e ndjek atë, po ashtu ka për tu përgëzuar dhe thirrur nga shtatë qiejt (nga Allahu , engjëjt, pejgamberi a.s) në mënyrë të drejtpërdrejtë

 

Gyleni, thotë se disa persona mund të flasin me Allahun dhe se mund ta shikojnë Atë, në fjalimin që mbajti në xhaminë Hisar të Izmirit, më 27.05.1990, e thotë më në fund atë që ka në mendje dhe shpall, me anë të një poezie, se është “njëri prej personave që takon Allahun”: “Ndërkohë që unë, në këtë spirale ku po ngjiteni ju, ngjitem pas jush duke lehur, ju siguroj duke u betuar se pashë shumë gjëra të papritura në këtë spirale. Secilën prej tyre e pashë ndërsa isha me sy hapur. Do t’ua përshkruaj një më një secilën: U ngjita në yjësinë e universeve, mora përshëndetje nga meleku, më erdhi thirrje nga Krijuesi: ‘Eja o i dashur që je i fshehtë, ky është vendi i fshehtësisë, pashë se je mirënjohës ndaj meje.’  (Hisar 3 (İrade Kahramanları), minuti: 15:50 etj.).

 

Në pamje të parë Gyleni i lartëson vartësit e tij duke i paraqitur si persona që ngjiten në miraxh. Në të vërtetë, nëpërmjet shprehjeve që i zbukuron me fjalë modeste, por të rreme, dhe që i kamuflon me vargje, kërkon të forcojë pozitën e lartë pranë vartësve të tij. Ai tashmë gjoja gjendet para vartësve të tij si dikush me personalitet të lartë, që shëtit nëpër yjësi dhe të cilin e përshëndesin melekët, si dikush që i hapen portat e së fshehtës dhe që merr thirrje nga Krijuesi! Por, në emër të motivimit të organizatës së tij dhe për të shtuar vartësinë e tyre ndaj vetes, duke folur për disa mirësi që i ka krijuar në imagjinatë thotë se atij i drejtohet edhe ajeti në trajtën: “Shiko si shpifin ata gënjeshtra kundër Allahut. Mjafton kjo shpifje si gjynah i qartë” (Nisa, 4/50).

 

 

Në fjalimin që mbajti në xhaminë Şadırvan të Izmirit, me datë 25.03.1990, ndaj pretendimeve se ka një marrëdhënie dhe kontakt të veçantë me Allahun, shton një pretendim të ri, duke thënë se mund të marrë drejtpërdrejt përgëzimet e qiellit dhe Rasulullahut, të cilat u drejtohen vartësve të tij: “Do të ndaj me ju një përshtypje timen: më parë nuk mendoja se mund të paraqisja gjëra të tilla nga foltorja e xhamisë. Por nuk mund t’ju fshihja përgëzimin e qiellit, përgëzimin e Rasulullahut.” (Şadirvan-4 (İman ve Aksiyon), min. 29:10)

 

 

Me këto fjalë, kundrejt masës ndaj së cilës i drejtohet, ai mundohet ta vendosë veten në një pozitë shumë të lartë. Tashmë ajo masë fillon ta shohë atë si një person që flet me Allahun, me melekët dhe me Hz. Pejgamberin. Si rrjedhojë, njerëzit që besojnë në fjalët e tij, pranojnë automatikisht se çdo gjë që ai thotë është e drejtë në formë të prerë. Por është e qartë se përveç pejgamberëve asnjë person nuk mund të jetë në një pozitë të tillë, siç është e qartë se xhemaati, të cilit ai i drejtohet, mashtrohet dhe gënjehet. T’u drejtohesh masave të gjera me shprehje të tilla është një problem më vete në aspektin fetar. Kur’ani Famëlartë e kritikon me një gjuhë të ashpër faktin se disa popuj të së shkuarës kanë shprehur me një mënyrë të ngjashme përgëzimin e Allahut (Maide, 5/18). Si përfundim, një shprehje e tillë nuk përputhet kurrë me besimin islam

XS
SM
MD
LG