Lidhje


Debat në xhaminë e Saukut. Besimtarët refuzojnë imamët gylenistë

Prej disa ditësh në xhaminë e Saukut ka pasur tensionime ndërmjet xhematit dhe imamëve provizor të sjellë nga gylenistët e KMSH. Këto tensione kanë kulmuar kur gylenistët e KMSH dërguan në xhaminë e Saukut administratorin e Myftinisë së Tiranës gylenistin Ardit Lushka për të prezantuar një imam të ri për këtë xhami, pasi imami aktual Abdullah Ziba ka pasur refuzim të vazhdueshëm nga besimtarët e kësaj xhamie për shkak se është pjesëtar i organizatës famëkeqe ter.roriste Gylen.

 

Foto: Gylenisti Ardit Lushka adminstratori i myftinisë së Tiranës, në manastirin e Zvërnecit

 

Gylenisti Abdullah Ziba është vendosur provizorisht si imam prej disa kohësh, pasi imami i kësaj xhamie Mehmet Mani është i moshuar dhe ka qenë sëmurë.
Ndërkohë që imami i vendosur provizorisht gylenisti Ziba, ishte i padëshiruar si imam gylenistët kanë menduar ta perforcojne pushtimin e xhamisë duke vendosur edhe një imam tjetër, i cili është një tjetër anetar i organizatës Gylen, një çunak i panjohur që është njëkohësisht edhe myfti i Mallakastres dhe quhet Abdullah Bulku.

 

Foto: Gylenisti Abdullah Bulku

 

Sapo gylenisti Ardit Lushka me detyrën administrator i Myftinisë së Tiranës filloi të bëj prezantimin e Abdullah Bulkut për imam, shumë nga besimtarët e xhamisë se Saukut u ngritën dhe e kundërshtuan me forcë vendosjen e cilitdo imami gylenist në këtë xhami. Ata deklaruan se nuk do te pranojnë asnjë imam që nuk e do xhemati.

 

Ata i kujtuan përfaqsuesit të Myftinisë se Tiranës gylenistit Ardit Lushkaj, se ata qe prej më shumë se nje viti, kanë bërë nje peticion ku kanë firmosur rreth 150 besimtare te zonës, në të cilin kanë propozuar për imam ne këtë xhami nje hoxhë banor të zonës, hafiz i Kuranit dhe që ka mbaruar studimet e larta per sheriat në vendet arabe. Ata thanë se nuk do te pranojne imam pa miratimin e tyre në xhami.

 

Besimtaret i kerkuan me kembengulje shkresen e emërimit por administratori Lushkaj nuk foli.

 

Po kush janë gylenistët e padëshiruar si imamë në Sauk ?!


Aktualisht detyrën e imamit po e kryen një shtetas maqedonas nga Ohri i cili quhet Abdullah Ziba. Ai është një ushtar besnik i organizatës Gylen, të shpallur terroriste ne disa vende te botës. Ziba ka kryer shkollen e lartë ne universitetin gylenist Bedër dhe ka qendruar ne shtëpitë apo konviktet ku behet indoktrimi dhe trushplarja me doktrinen gyleniste, ku mesohet sesi përveç Allahut te adhurohet Gyleni dhe ata duhet te besojne se Gyleni kishte fuqi te mbinatyrshme. Mesohet se Abdullah Zina është edhe këngëtar.

 

Foto: Imami provizor pushtues i xhamisë se Saukut, Abdullah Ziba duke kënduar me kitarë.

Gylenisti tjeter Abdullah Bulku, ka qenë prej disa kohësh myfti i Mallakastres dhe per ta shperblyer me te ardhura te mira, ishte edhe myfti i xhamise se madhe ne Fier, detyra nga te cilat asnjërën nuk bente në rregull dhe rrinte kot, si hu, vetëm per te mbajtur te pushtuar xhaminë dhe pozitën e myftiut sipas instruksioneve të organizatës. Bulku ka mbaruar medresene gyleniste te Tiranës dhe Universitetin gylenist të Bedrit, ku ne te dyja ka qendruar ne konviktet gyleniste qe ti realizohet trushplarja sipas ideologjise se adhurimit te Gylenit, perkrah Zotit.

 

Si Abdullah Ziba edhe Abdullah Bulku janë çunakër rreth 28-29 vjeç dhe kanë qene ne nje klase ne universitetin gylenist Beder, me te tjerë ushtar besnik te organizatës ter.roriste Gylen si Aorel Senja gylenist myfti i Gjirokastres, Marius Tafani gylenist imami xhamise medrese Tiranë, Leonard Cela gylenist imami xhamisë Ali Demi, Mikel Hazizolli gylenist myfti i Fierit, etj.

 

Qëllimi i gylenistëve është pushtimi gradual i xhamive të Tiranës dhe Shqipërisë dhe indoktrinimi i muslimanëve me ideologjine gyleniste, ku Gyleni te pranohet si njeri i mbinatyrshem qe verdiktet e tij fetare te jenë te padiskutueshme dhe te vihen menjehere ne zbatim. Një nga pikat kryesore te doktrines fetare dhe ideologjise te gylenistëve është siknkretizmi fetar, ose thënë ndryshe shkrirja e feve abrahamike në një, musliman te krishterë dhe hebrenj, nje kerkese e kahhershme kjo e perëndimit sekularist.

 

 

 

XS
SM
MD
LG