Lidhje


Replikë ndaj "apologjetëve" të dështuar jomuslimanë!/ Çfarë ishin ata që dogji kalifi i tretë, Uthmani r.a, Kurane të ndryshme apo kopje të ndryshme të Kuranit?

Përgatiti: Alban Gorishti

 

Profeti Muhamed a.s. e pranoi tekstin e Kuranit të Shenjtë nga engjëlli Xhibril, i cili, nga ana tjetër, e mori atë drejtpërdrejt nga Allahu. Kurani i Shenjtë nuk i është shpallur Profetit Muhamed a.s njëherëshi dhe as siç janë sot të renditura në mus-haf. Në vend të kësaj, vargjet e Kuranit të Shenjtë iu shpallën Profetit Muhamed a.s. gjatë 23 viteve dhe shpesh do të shpalleshin në vazhdën e një ngjarjeje të aktualitetit gjatë periudhës profetike.

 

Engjëlli Xhibril e udhëzoi Profetin Muhamed a.s se ku ti vendoste vargjet dhe kapitujt në mënyrë që të Kuranin i Shenjtë të renditej saktë . Profeti Muhamed a.s. i udhëzoi skribët (shkruesit) që ta shkruanin atë fjalë për fjalë ashtu siç i diktonte gojarisht. Skribët e Profetit a.s. i shkruanin vargjet e Kuranit të Shenjtë në çdo sipërfaqe që kishin në dispozicion, qofshin ato copa lëkure, gurë të bardhë, kocka, lëkurë kafshësh, copa lëvoresh etj. Shkruesi i tij kryesor quhej Zeid bin Thabit r.a.

 

Ndërsa vargjet Kur'anore ishin të ndara në fragmente, Kur'ani i Shenjtë u përpilua në një Libër - një i tillë u përmblodh brenda dy viteve pas vdekjes së Profetit a.s. kur shokët e tij kryesorë ishin ende gjallë. Gjatë një beteje, shumë hafizë të Kur'anit u vranë, kështu që shkruesit kryesor të Profetit Muhamed a.s., Zeid bin Thabit, iu kërkua që ta përpilonte Kur'anin e Shenjtë duke e përmbledhur në një Libër të plotë.

 

Ndërsa Zeid bin Thabit e mësoi përmendësh të gjithë Kuranin, ai nuk shkruajti asnjë ajet në Librin e synuar, përveç nëse kishte në dispozicion dy dëshmitarë për secilin varg - dëshmitë e tyre ishin në formë të shkruar si dhe në formën e memorizimit- për të konfirmuar se vargjet ishin të njejtat me ato që u shpallën duke siguruar që nga teksti të mos shtohej apo hiqej asnjë shkronjë apo fjalë .

 

Është e rëndësishme të theksohet se shkruesi kryesor i Profetit, Zejd bin Thabit, nuk u mbështet vetëm tek vetja e tij, apo tek ndonjë shoqërues i caktuar, për të përpiluar Kuranin e Shenjtë. Në vend të kësaj, ai i bëri thirrje shumë hafizëve të Kuranit të Shenjtë që të siguroheshin dhe të konfirmonin se ata zotëronin vargjet e sakta të Kuranit të Shenjtë, siç i zbritën të cilat i ishin shpallur Profetit Muhamed a.s. pa shtesa apo mangësi.

 

Shumë shokë të Profetit a.s e mësuan përmendësh Kuranin e Shenjtë gjatë jetës së Profetit, fjalë për fjalë. Shokët e dinin se Shkrimet e kaluara, të tilla si Tevrati i dërguar me Profetin Moisi dhe Ungjilli i dërguar me Jezu Krishtin, ishin të humbur tashmë, kështu që ata morën masat e nevojshme për të mbrojtur Kuranin e Shenjtë nga çdo shtim, redaktim ose pakësim; duke e bërë këtë përmes memorizimit të fjalë për fjalshëm.

 

Asnjë pjesë e Kuranit të Shenjtë nuk humbi kur Zeid bin Thabit e përpiloi Kuranin në formë libri; kjo për faktin se sahabët kishin shkruar kopje të Kuranit të Shenjtë dhe Kur'ani i Shenjtë në tërësi u mësua përmendësh nga shumë prej sahabëve. Tradita gojore ka qenë gjithmonë mjeti kryesor i ruajtjes së Kuranit të Shenjtë; edhe sot, miliona njerëz në mbarë botën e kanë mësuar përmendësh Kuranin. Ky dokument me më shumë se 600 faqe është memorizuar fjalë për fjalë, shkronjë për shkronjë, edhe nga fëmijët që nuk flasin arabisht. Edhe nëse çdo kopje e vetme e Kuranit do të digjej sot, nuk do të kishte rëndësi – sepse shumë njerëz në mbarë botën e kanë Kuranin e Shenjtë të mësuar përmendësh ndaj do të ishin të aftë ta riprodhonin sikurse ai që iu shpall proefetit Muhmed a.s.

 

Ky Libër i plotë mbeti me kalifin e parë, Ebu Bekrin, deri në vdekjen e tij, më pas iu kalua kalifit të dytë, Umer ibn Hatabit. Pas vdekjes së tij, ai iu besua vajzës së tij, Hafsës, njëkohësisht bashkshorte e Profetit a.s dhe nënë e besimtarëve.

 

Gjatë kohës së kalifit të tretë të Islamit të Uthman ibn Afanit, shumë joarabë po konvertoheshin në Islam dhe Kurani i Shenjtë po recitohej dhe shkruhej në dialekte dhe shkrime të ndryshme. Përveç kësaj, disa nga sahabët e përpilonin Kuranin e Shenjtë nga kujtesa e tyre ose e kopjonin tekstin e tij nga dikush tjetër me duart e tyre. Ky aktivitet shpesh rezulton në gabime njerëzore të atyre kopjuesve.

 

Meqenëse shkrimi i gjuhës arabe ende nuk ishte zhvilluar plotësisht në këtë pikë që është sot, një shkronjë ose simbol mund të përfaqësonte disa të tilla, duke rritur gjasat e gabimit të një kopjuesi. Sahabët gjithashtu ndonjëherë i shënonin fusnotat e tyre në margjinat e kopjeve të tekstit të tyre për përfitimin personal, teksa këto shënime formulonin  përkufizimet e një fjale, shqiptimin e saj, një dua lutjeje, etj. Shumë nga sahabët nuk kishin mësuar si të lexonin ose të shkruanin me mjeshtëri. Gadishulli Arabik i atëhershëm kishte një shkallë të lartë analfabetizmi dhe shumë nga shënimet në kodikët e tyre përmbanin gabime drejtshkrimore.

 

Uthman ibn Afani e konsideroi të rëndësishme që të gjithë, duke përfshirë brezat e ardhshëm, të marrin Mesazhin e pandryshuar të Zotit me fjalët e tij të sakta, fjalë për fjalë, pa mbivendosjen apo shtimin e shënimeve të kujtdo ose praninë e gabimeve të kopjuesve. Do të ngatërronte dhe kequdhëzonte gjeneratat e ardhshme nëse merrnin kopje të personalizuara të Kuranit të Shenjtë, secila me shënime nga një shok i të dërguarit të Zotit, a.s. 

 

Për të parandaluar që kjo të ndodhte, kalifi Uthman ibn Affan, kërkoi që të gjitha kopjet personale të Kuranit të Shenjtë që përmbanin shënimet individuale të sahabëve - të digjeshin, përveç Kuranit të vetëm origjinal të përpiluar nga shkruesi kryesor i Profetit, Zeid bin Thabiti, dhe komiteti i caktuar së bashku me Zejdin që bëri të mundur tubimin dhe shkrimin e Kuranit. Më në fund, mbeti vetëm një version, i cili përmbante në mënyrë ekzakte fjalët e sakta të Allahut, . Uthman ibn Afani standardizoi të gjitha kopjet e Kuranit të Shenjtë.

 

Në Perëndim, rituali i djegies së diçkaje ka një konotacion negativ që përfaqëson një shfaqje mosrespektimi ose fshehje të provave. Megjithatë, në këtë rast versionet e Kuranit të Shenjtë që përmbanin edhe shënimet e sahabiut, u dogjën. Në Islam, muslimanët nuk mund të hedhin në mbeturina çdo tekst që përfshin Fjalët e Zotit, pasi një gjest i tillë do të konsiderohej si mosrespektim. Në vend të kësaj, ato duhet të digjen ose varrosen. Ishte e nevojshme të digjeshin ato kopje për t'u siguruar që mos të qarkullonin tek pjesa tjetër e njerëzimit. Për shkak se i njëjti akt nuk u bë me Ungjillin, Bibla sot përmban vargje që e kanë origjinën nga shënimet në margjinat e faqeve - skribët që i shkruan ndoshta nuk synuan kurrë t'i shtonin ato në vargjet Biblike, pasi ato nuk ishin fjalët e Perëndisë dhe as Jezu Krishtit.

 

Me kryekopjen origjinale të Kuranit të Shenjtë në posedim të kalifit Uthman ibn Afan dhe të gjitha kopjet personale të djegura, kopjet kryesore u kopjuan nga origjinali dhe u shpërndanë në xhaminë e madhe të çdo qyteti të provincave islame. Atao kopje u shpërndanë në Mekë, Medine, Basra, Kufe dhe Damask, së bashku me këto kopje u dërguan edhe recituesit e Kur'anit për t'u mësuar njerëzve në ato qytete recitimin dhe shqiptimin e saktë të tekstit, pra njëfarë manuali përdorimi për ata që rishtazi kishin hyrë në fe. Përveç kësaj, kopjet kryesore të Librit ishin të pranishme në xhaminë e madhe të qytetit, në mënyrë që njerëzit të mund të bënin kopje të sakta prej tyre. Që nga ajo kohë e deri më sot, çdo kopje e Kuranit në botë ka ekzistuar në të njëjtin version, shkronjë për shkronjë. Besohet se dokumenti origjinal ekziston sot në Turqi dhe Uzbekistan.

 

“Vërtet Ne jemi që e zbritëm Kur’anin dhe ne do të jemi mbrojtës të tij.” (Kuran 15:9)

 

Zoti ka premtuar të ruajë Kuranin e Shenjtë, duke e mbrojtur Librin e Tij nga kushdo që përpiqet të modifikojë ose ndryshojë Tekstin ose Mesazhin e tij. Kjo do të thotë se Zoti do ta ruajë Librin e Tij kundër modifikimeve, shtrembërimeve, shtimeve, pakësimeve, editimeve etj të bëra nga njeriu.

 

“Ky është Libri për të cilin nuk ka dyshim, udhërrëfyes për ata që janë të vetëdijshëm për Allahun (të devotshmit).” (Kuran 2:2)

XS
SM
MD
LG