Lidhje


Klod Allajbeu ‘blen’ spitalin e Durrësit? Përdoren ambulancat private të Spitalit Amerikan

Mëngjesin e sotëm, JOQ Albania denoncoi gjendjen alarmante në spitalin rajonal të Durrësit, ku jeta e një vajze 5-vjeçare u vu në rrezik serioz për shkak të mungesës së ambulancës.

 

Por rasti i vajzës nuk është i vetmi. Në redaksinë tonë mbërriti një tjetër dëshmi, e cila tregoi tmerrin që kaloi fëmija i saj pas një aksidenti. Në pediatrinë e Durrësit, familja u udhëzua të dërgonte të miturin tek spitali i të rriturve, ku ai qëndroi për një orë pa asnjë shërbim, duke filluar të ndryshonte ngjyrë, derisa një infermiere më në fund e mori dhe e çoi te mjeku.

 

Skena absurde u thellua kur familja u informua se spitali nuk kishte ambulancë për Tiranë. I vetmi opsion ishte të përdorte ambulancën e spitalit privat Amerikan, pronë e Klod Allajbeut, kundrejt pagesës. Ironikisht, ajo nuk ishte e disponueshme në Durrës, por ndodhej në Fier, duke detyruar fëmijën të priste pesë orë në agoni.

 

A kanë ndikuar lidhjet e Klod Allajbeut, pronar i spitalit privat Amerikan, te drejtori i spitalit të Durrësit, duke bërë që pacientët të mbeten pa shërbime bazë shtetërore dhe të detyrohen të përdorin shërbime private me pagesë? A është ky një tregues i varësisë së sistemit shëndetësor publik nga interesat private?

 

Denoncimi:

 

Para disa kohësh e dërgova në urgjencën e pediatrisë fëmijën tim .Ata më thanë të shkoja tek urgjenca e të rriturve pa e kontrolluar por thjesht nga fakti që është aksidentuar. E dërgova tek urgjenca e të rriturve dhe e vendosën në një shtrat dhe nuk kishte mjek sepse mjeku ishte një kat më lart (në një rast urgjence fëmija im nejti një orë pa e parë nga asnjë doktor në Durrës).U bë fëmija shumë I verdhë dhe bërtita kur e pash se po më ikte pastaj e ka marr një infermiere dhe e dërgoi tek doktori. SKANDAL. E njëjta histori me këtë rast na thanë që nuk ka ambulancë për më Tiranë dhe duhet të merrni ambulancën e spitalit Amerikan (duke e paguar normal)Ambulanca e spitalit Amerikan ishte në Fier dhe ne duhet të prisnim .Një fëmijë i vogël që duhej të priste .Gjithë kjo sorollatje në Durrës zgjati 5 orë./joq

XS
SM
MD
LG