Ashtu si Qabja, Jeruzalemi është shtëpia e Zotit jo e s.ionistëve

Pas raportit të komisionit të OKB-së për gjenocidin në Gaza dhe shtimin e denoncimeve nga mbarë bota, Netanjahu ngriti diskutime se kujt i përket vërtet Kuds Al-Sharif...
Nga İhsan Aktaş “Daily Sabah”
Gjenocidi i Izraelit në Gaza, ka arritur ditët e fundit në një nivel shkatërrimi të pakontrolluar e të pakufizuar. Një pikë kthese e rëndësishme në diskursin ndërkombëtar mbi këtë çështje, u arrit pas përfundimit të arritur nga një komision i pavarur hetimor, i ngritur nën kujdesin e Këshillit të të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara (KDNJ), sipas të cilit Izraeli po kryen gjenocid në Gaza.
Ky vendim, shënoi një ndryshim të rëndësishëm të qasjes, pasi hetuesit e emëruar nga OKB-ja ngritën më në fund akuzën më të drejtpërdrejtë të mundshme sipas ligjit ndërkombëtar. Rëndësia e raportit ishte aq e madhe saqë edhe BBC - një rrjet mediatik i njohur për mbulimin e tij të anshëm dhe jo koherent të konfliktit - ofroi një mbulim të spikatur të gjetjeve të raportit menjëherë pas publikimit të tij.
Deri vonë, senatori amerikan Bernie Sanders, një demokrat tashmë i pavarur nga Partia Demokratik dhe një kritik i hershëm i politikës izraelite, kishte bërë deklarata të forta, por duke shmangur qëllimisht termin “gjenocid”, që ka një peshë të madhe ligjore dhe morale.
Megjithatë, pas raportit të fundit të OKB-së, edhe Sanders lëshoi më në fund një deklaratë të prerë, duke u shprehur: “Qëllimi është i qartë dhe përfundimi i pashmangshëm: Izraeli po kryen gjenocid në Gaza”. Me këtë deklaratë, ai u rreshtua me korin në rritje të zërave që e etiketonin zyrtarisht si gjenocidale fushatën ushtarake të Izraelit në Gaza.
E vërteta do të dalë në pah
Ndërkohë, çdo ditë në Palestinë po vriten mesatarisht 100 civilë. Megjithatë, monopoli global sionist vazhdon të bëjë gjithçka që ka në dorë për ta fshehur këtë realitet të tmerrshëm. Por pavarësisht se sa shumë përpiqet Izraeli të fshehë krimet e tij, pavarësisht se sa shumë sionistët e paraqesin veten si një ‘popull i zgjedhur’, dhe pavarësisht se sa thellë po përpiqen të skllavërojnë dhe verbojnë SHBA-në, Mbretërinë e Bashkuar, Francën dhe të tjerët nga asaj që po ndodh, e vërteta nuk mund të fshihet më.
E vërteta do të dalë medoemos në shesh. Tani kemi parë qartazi një model: Sa herë që rritet zemërimi ndaj Izraelit në të gjithë botën - sa herë që njerëz me ndërgjegje dhe me ndjesinë e drejtësisë në shpirtin e tyre, marshojnë nëpër rrugët e kryeqyteteve nga Lindja në Perëndim - Izraeli sulmon një vend tjetër në një përpjekje për të zbehur këtë valë kundërshtimi në rritje.
Dhe s’ka më nevojë që të numërohen krimet e Izraelit. Kushdo që ka arsye, ndërgjegje, apo
qoftë edhe një grimë qartësie morale, e di tashmë se Izraeli është një shtet gjenocidal, një shtet mashtrues.
Shtetet e nderuara për qëndrimin e tyre
Deri vonë, vetëm një numër i vogël qeverish, ishin në krye të dënimit të gjenocidit të Izraelit në Gaza. Turqia, Irlanda, vendet skandinave (sidomos Norvegjia dhe Suedia), Belgjika dhe Afrika e Jugut, kanë folur hapur si dhe kanë ndërmarrë hapa konkretë në platforma të ndryshme ndërkombëtare.
Tani atyre iu është bashkuar edhe Spanja, një zhvillim ky shumë i rëndësishëm. Ndërkohë, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu - i mësuar prej kohësh që çdo akt të paligjshëm ta legjitimojë apo fshehë nga sytë e Perëndimit - ka sulmuar me deklarata të forta kërcënuese do qeveri që guxon të flasë kundër gjenocidit të tij.
Por shoqëritë dhe shtetet e skllavëruara, vuajnë shpesh nga një kompleks inferioriteti ndaj perandorive, dhe kjo ndjenjë poshtërimi e shtyp shpeshherë shpërthimin e kundër-reagimit të ashpër. Sikurse dihet nga shumëkush, hebrenjtë jetuan nën mbrojtjen e Perandorisë Osmane për 300-400 vjet.
Ata u strehuan dhe u mbështetën nga myslimanët. Po ashtu, u lejuan që të jetonin në qytete, dhe meqenëse judaizmi pranohej si një fe e shpallur, ai gëzonte midis myslimanëve një respekt të krahasueshëm me atë që i garantohej Krishtërimit.
Qyteti i Zotit
Për të mbuluar krimet e tij, sjelljen gjenocidale dhe për të maskuar pozicionin e tij të ulët këtë herë, Benjamin Netanjahu iu drejtua presidentit Rexhep Tajip Erdogan, duke deklaruar se Kuds (Jeruzalemi) ishte i tyre. Myslimanët besojnë se Qabja është shtëpia e Zotit, vendi ku zbulohet prania e tij.
Jeruzalemi ka qenë prej kohësh një qendër shpirtërore për shumë fe, përfshirë Krishtërimin. Por, meqenëse Islami shihet si zbulesa e fundit e Zotit, myslimanët e konsiderojnë Islamin si besimin e vlefshëm dhe legjitim para Zotit.
Në një përpjekje për të vërtetuar që Jeruzalemi është i tyre, Netanjahu iu referua një pllake guri të gdhendur në hebraisht rreth 2.700 vjet më parë, e cila ruhet në Stamboll. Ai e pranoi në mënyrë të tërthortë se Jeruzalemi ishte një qytet osman, pasi në kundërpërgjigje të deklaratave të mëhershme të Erdoganit, u ofrua të dorëzojë mijëra objekte osmane të ruajtura në muzetë e Izraelit.
Myslimanët, turqit dhe arabët, nuk kanë aspak nevojë për pllaka pluhuri apo dokumente të lashta për të pohuar atë që e dëshmojnë tashmë historia dhe besimi fetar: Ky qytet është i tyre. Ndërsa Netanjahu i referohet fragmenteve të 3.000 viteve më parë, ne mbrojmë një të vërtetë të gjallë: Jeruzalemi u përket myslimanëve.
Jeruzalemi është shtëpia e Zotit dhe fryma e feve. Ne besojmë se një ditë myslimanët do të jenë ata që do të sigurojnë që myslimanët, të krishterët dhe hebrenjtë të mund të jetojnë atje, me një drejtësi të barabartë për të gjithë.
Me sjelljen e tyre, gangsterët gjenocidalë që udhëheqin aktualisht Izraelin, e kanë të ndaluar (haram) që të menaxhojnë qoftë edhe një vendgrumbullim mbeturinash, e lëre më pastaj të drejtojnë Jeruzalemin.
Shënim: İhsan Aktaş, është kryetar i Bordit të Kompanisë Kërkimore GENAR. Ai është njëherazi studiues në Departamentin e Komunikimit në Universitetin Medipol në Stamboll.