Lidhje


Kanceri vrasësi i "heshtur"/Mjeku Alimehmeti zbulon shifrat e frikshme: 9 vdekje nga kanceri çdo ditë në Shqiperi

Mjeku Ilir Alimehmeti, i ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euroneës Albania, u shpreh se në vendin tonë 9 persona humbin jetën nga kanceri.

 

Sipas tij, statistikat mund të jenë më të mëdha, pasi ka persona që nuk janë paraqitur në ambientet e spitalit.“Në Shqipëri sipas të dhënave kemi 9 humbje jete në ditë nga kanceri. Nuk është diçka as e rrallë e as e çuditshme. Mund të ketë dhe të tjerë që nuk janë paraqitur në ambientet e spitalit”-tha ai.

 

Alimehmeti, foli dhe për pluhurin afrikan që përfshiu vendin tonë ditën e djeshme, duke thënë se ky fonomen është problem për ata që vuajnë nga zemra dhe nga astma./ Nga living.al

XS
SM
MD
LG