“U zhgënjeva nga Shqipëria, s’ju tregoja në Kosovë”/Hoxhaj rrëfen për vizitën e parë në Shqipëri
Politikani kosovar Enver Hoxhaj, ka dhënë një intervistë ndryshe për emisionin “Interview” në Euronews Albania. Ai theksoi se vizita e tij e parë në Shqipëri ka qenë një nga zhgënjimet më të mëdha që ka përjetuar ndonjëherë.
Sipas tij Shqipëria nuk ishte e njëjtë me atë që kishte dëgjuar apo kishte parë në ekranet tona televizive për vendin tonë.
“Shqipëri kam ardhur për herë të parë në vitin 1992, në një kongres të historianëve, në një delegacion ku kanë qenë historianët më të mëdhenj të Kosovës dhe të Shqipërisë. Atëherë ka qenë vizita ime e parë në Shqipëri dhe zhgënjimi im i madh, sepse unë jam rrit në një familje atdhetare që ka dashur Shqipërinë. Shqipërinë e mendonim vend të bukur dhe të mirë e madje e kemi ndjek nga televizioni shqiptar. Por ishte një zhgënjim i madh kur e pashë nga afër. Dhe kur jam kthyer në Kosovë, bëja përpjekje që t’i ikja bisedës. Nuk doja të tregoja atë që pashë. Ishte një nga zhgënjimet më të thella që unë kam parë”-tha ai./Nga Euronews.al