Besimtarja muslimane e pazakontë nga Kosova/“Kam 22 tatuazhe, agjëroj dhe lexoj Kuran”
Dilara Kogjakater është një vajzë 22 vjeçe nga Kosova e cila jeton në Prizren dhe është Tiktok-ere dhe influencere e njohur, me një stil mjaft të veçantë.E ftuar në një intervistë për “Good Morning Albanians” në Euronews, ajo ka treguar se ka në trup 22 tatuazhe ku secili prej tyre ka një kuptim të caktuar.
Ajo ka treguar gjithashtu se pavarësisht stilit të veçantë të saj me flokë blu, tatuazhe e piercing, ajo është besimtare myslimane, ndonëse nuk e praktikon shkuarjen në xhami apo faljen.
Dilara tha se gjithnjë agjëron në muajin e Ramazanit dhe se më parë ka shkuar edhe në kurs për leximin e Kuranit.
“Gjithmonë kam qenë besimtare myslimane. Unë agjëroj, por nuk jam shumë që të shkoj në xhami, apo më shumë. Kam shkuar në xhami, kam bërë edhe kurs kurani, por kur isha më e vogël”,-tha Dilara./Nga EN