Lidhje


Ta rimendosh emrin e foshnjes tënd!

Një trend i ri duket se ka "shpërthyer" në SHBA, ai quhet "baby name regret".Të ndihesh keq për emrin e foshnjës është ndjenja keqarhjeje që e keni emërtuar fëmijën tuaj me emrin e gabuar. Sipas disa statistikave të bëra në SHBA, thuhet se 1/5-ta e prindërve janë penduar për emrin fillestar që i kanë vendosur foshnjave të tyre.

 

Një nënë ka ndarë keqardhjen e saj publikisht për shkak se ajo mendon se i ka dhënë fëmijës së saj të porsalindur një "emër prej të rriturish". Në një video të shpërndarë në TikTok në mars, prindi, Heather, diskutoi "pendimet e emrit", përpara se të vinte në dukje se ajo mirëpriti djalin e saj disa muaj më parë. Më pas ajo shpjegoi se që kur lindi fëmijën e saj, ajo kishte ndjenja të përziera për emrin që zgjodhi për të.

 

“Nuk jam e bindur që më pëlqen emri i tij, edhe pse më pëlqen emri i tij”, tha ajo. “Unë e quajta atë sikurse një i rritur. Unë e quajta Rid. Por gjithsesi, nuk mund ta kuptoj dot nëse nuk më pëlqen emri. Ose nëse e kam të vështirë ta lidh atë me fëmijn tim, sepse ai është si një foshnjë e vogël e imët.” Ajo gjithashtu tha se nuk i referohet shpesh fëmijës së saj me emrin e tij.

 

“A keni pasur edhe ju të njëjtin problem apo thjesht nuk më pëlqen ai emër që i vura emrin fëmijës tim? A ju mori pak kohë përzgjedhja?” tha ajo . “Dua të them padyshim që tani ne e quajmë atë foshnje dhe si shoku i vogël apo çfarëdo gjëje tjetër. Unë thjesht nuk mund ta quaj atë Rid.”

 

Ajo vuri në dukje se ndërsa i kishte thënë bashkëshortit të saj, Scott, se nuk i pëlqente emri i foshnjës së tyre,por ajo pranoi se "thellë brenda asaj i pëlqen ende emri Rid".

 

Në komentet e videos, e cila arriti më shumë se 20,000 shikime, shumë njerëz lavdëruan emrin që Heather zgjodhi për fëmijën e saj. Ata ndanë gjithashtu disa nga përvojat kuptimplota që patën kur u vendosën emrat fëmijëve të tyre.

 

"Unë mendoj se kjo është vetëm sepse Rid nuk ofron pseudonime të përshtatshme për moshën në të cilën ndodhet. Emër i mrekullueshëm," shkroi njëri.

 

“Unë i vura emrin djalit tim Reid dhe më pëlqen emri i tij! Ai është një i ri i rritur tani, por kur ishte një foshnjë e imët, ne i kishim vënë një pseudonim… ndonjëherë e quanim Reido; ndonjëherë e thërrisnim Reidie”, shtoi një tjetër.

 

“15 muajsh është Xhejn. Emri është jashtëzakonisht i veçantë për mua, por ishte i çuditshëm kur ajo ishte e vogël. Ne e quanim fëmijën Xhejn dhe i përshtatej,” shtoi një e tjetër. Duke folur për People, Heather shpjegoi se ajo fillimisht “filloi të pyeste” nëse Rid ishte emri i duhur për fëmijën e saj kur e solli në shtëpi për herë të parë. "E dija që më pëlqente emri, por e kisha të vështirë ta lidhja me një njeri kaq të vogël!" ajo tha.

 

Ajo tregoi gjithashtu se sa qetësues ka qenë bashkëshorti i saj, duke pranuar se ai beson se emri është i përshtatshëm për fëmijën e tyre. "Ai ka qenë 100 për qind i sigurt për emrin që nga dita që ne e zgjodhëm!" ajo tha. "Në fakt, sugjerimi i emrit ishte i tij dhe ai krahasoi çdo opsion tjetër me të."

 

Megjithatë, Heather sqaroi se ajo nuk do të konsideronte ndryshimin e emrit të fëmijës së saj. Ajo gjithashtu vuri në dukje një arsye tjetër pse mund të ndihej e lidhur me emrin e fëmijës së saj.

 

“Emri ka një kuptim sentimental, ndaj nuk do ta ndryshoja ligjërisht. Ai ishte djali im i parë pas tre vajzave, kështu që një pjesë e imja pyet nëse ishte ende tronditja e të pasurit një djalë,” tha ajo.

 

Me kalimin e viteve, disa të famshëm kanë folur sinqerisht se janë penduar për emrat që u kanë vënë foshnjave të tyre./The Independent

XS
SM
MD
LG