Elon Musk i tronditur rrëfen: Humba djalin! Ma vrau virusi "woke" me bllokuesit e pubertetit, do i shkatërroj
Sipërmarrësi i famshëm amerikan Elon Musk ka bërë një rrëfim tronditës gjatë një interviste me psikanalistin e njohur Jordan Peterson.Musk ka thënë se ishte mashtruar nga autoritetet për të firmosur disa dokumente që do të lejonin tranzitimin e djalit të tij Xavier, nga mashkull në femër.Ai tha se mendonte se këtë po e bënte për të mirën e djalit të tij, siç edhe i shpjeguan ekspertët "për ta shpëtuar nga vetëvrasja".Në SHBA ka ligje të posaçme që me konsensusin e prindit, fëmija që ka konfuzion për gjininë e tij, mund të tranzitojë duke marrë barna si bllokues puberteti apo edhe me injektim hormonesh si estrogjen apo testosteron.
Musk tha se për të, figurativisht, "djali i tij ka vdekur" dhe për këtë fajësoi "virusin woke", një grupim idesh ekstra liberale që nxisin sjellje dhe qëndrime që janë të ndjeshme ndaj padrejtësive sociale dhe politike.
"I ndodhi një prej djemve të mi. Unë u mashtrova që të nënshkruaja dokumente për një prej djemve të mi, Xavier. Nuk e kisha shumë idenë se çfarë po ndodhte, ishte dhe Covidi dhe kishte shumë konfuzion, më thanë që do e shpëtoja nga vetëvrasja. Ishte djallëzore.
Nuk më shpjeguan që bllokuesit e pubertetit janë ilaçe sterilizimi. Humba djalin. E quajnë "deadnaming" për një arsye, sepse djali im është i vdekur, e vrau virusi i mendjes "woke".
Ndaj jam betuar për ta shkatërruar virusin "woke" dhe po bëjmë progres", deklaroi Musk.
Musk tha se përvoja e tij me djalin e tij Xavier, i cili tani quhet Vivian Jenna Wilson, i hapi sytë ndaj asaj që ai e quajti “virusi i së majtës progresive”, të cilin që atëherë ai është zotuar ta “shkatërrojë”.
Vivian Musk doli si transgjinore në qershor 2022. Në të njëjtën kohë, 18-vjeçari i atëhershëm paraqiti një kërkesë për të ndryshuar emrin nga Xavier në Vivian dhe për të marrë mbiemrin e nënës së saj, raportoi Daily Mail.
“Nuk dua të jem më i lidhur me babanë tim biologjik në asnjë mënyrë, gjendje apo formë”, tha Vivian në atë kohë.
*Woke është një fjalë e zhargonit politik që rrjedh nga anglishtja popullore afrikano-amerikane (AAVE) që do të thotë vigjilencë ndaj paragjykimeve dhe diskriminimit racor. Duke filluar në vitet 2010, ajo përfshiu një përfshirje më të gjerë për pabarazitë sociale si padrejtësia racore, seksizmi dhe mohimi i të drejtave LGBT. Ëoke është përdorur gjithashtu si stenografi për disa ide të së Majtës Amerikane që përfshijnë politikën e identitetit dhe drejtësinë sociale, të tilla si privilegji i të bardhëve dhe dëmshpërblimet për skllavërinë në Shtetet e Bashkuara./topchannel