Lidhje


“Na ndodhi një tragjedi” – Ish-drejtoresha e burgut të grave rrëfen vrasjen brenda dhomës së takimeve speciale

Debati mbi “eskortat VIP” dhe privilegjet e bosëve të krimit në burgje ka nxjerrë në pah një ngjarje të rëndë që ndodhi vite më parë në burgun e grave. Ish-drejtoresha e këtij institucioni, Xhoi Jakaj, ka treguar publikisht për herë të parë arsyen pse u ndaluan takimet speciale në burgun e grave.

 

“Takime speciale ka pasur edhe te gratë. Por ndodhi një tragjedi. Në një takim të zgjatur, burri vrau gruan brenda dhomës sepse ishte një freskuese me kabull të gjatë. Zakonisht montohet kabulli pas përdorimit, por atë ditë nuk ishte bërë. Pas asaj ngjarjeje, ndaluam menjëherë çdo takim të tillë,” – u shpreh Jakaj.

 

Sipas saj, ngjarja tronditi të gjithë strukturën dhe solli anulimin e përhershëm të kësaj të drejte për të dënuarat. Megjithatë, ish-drejtoresha shtoi se me transferimin e grave të dënuara në burgun e Pogradecit, ku ka kushte më të mira, takimet speciale mund të jenë rikthyer, por nuk dha konfirmim zyrtar.

 

Deklarata e saj vjen në kulmin e debateve për trajtimin preferencial të disa të burgosurve në Shqipëri, sidomos pas vizitës së bujshme në burgun e Drenovës, që ndezi dyshimet për abuzime me “dhomat speciale”.

XS
SM
MD
LG