Lidhje


"Flasim me tru jo me organet seksuale" - aktivistja orienton debatin e shumëpërfolur aktualisht

“Flasim me tru, jo me organet seksuale!” Aktivistja: Asnjë 15-vjeçar nuk e ka shijuar aktin. Një prej argumenteve që ka qarkulluar në panele të ndryshme apo në rrjete sociale lidhur me rastet e të miturave që janë lidhur apo martuar me persona me diferencë të madhe moshe, ka qenë “pëlqim i të dyja palëve”. Teksa moderatorja e “Shije Shtëpie” në Tv Klan, Katerina Trungu e përmend si pikë gjatë programit, Suela Koçibellinj e cilëson një çrregullim të madh.

 

 

Aktivistja e konsideron një argument abuziv pasi denigron figurën e individit vetëm në organin seksual.

 

 

Suela Koçibellinj: Pëlqim nuk mund të ndodhë mes një 40-vjeçari dhe një 15-vjeçareje. Kjo është çrregullim. Nëse ne e justifikojmë si pëlqim, ne i bie që nuk po kuptojmë as rritjen e fëmijës dhe as devijancën që ka 40-vjeçari. Nuk mundesh ti të cilësosh një individ vetëm nga pjekuria seksuale. Ne flasim me trurin, nuk flasim me organet seksuale, ky është një çregullim dhe unë këtë do ta them me forcë.

 

 

Katerina Trungu: Ky është argumenti që kam dëgjuar shumë shpesh.

 

 

Suela Koçibellinj: Ky është argumenti më i gabuar. Ky është argumenti më abuziv. Si më konverton, thjeshton dhe denigron ti mua figurën e një individi vetëm në organin e tij seksual? Po individi përbëhet nga e gjitha dhe ti ma cilëson njeriun në këtë pikë? Kjo është pikërisht arsyeja sepse duke e justifikuar kështu edhe në ato kafet e lagjeve kemi krijuar një hapësirë të paparë për abuzim sepse gjithçka e kthejmë vetëm tek pjekuria biologjike seksuale.

 

 

Ai njeri nuk di të flasë, ajo vajza apo ai djalë nuk di të shprehë një emocion, më fal, si flasim ne? Në krevat flasin të gjithë njerëzit? Jo more jo, njerëzit flasin këtu, ja ne po shkëmbejmë eksperienca, ne po ndajmë mendimet tona. Pse shkojmë në shkollë ne, pse edukohemi ne? Për të stëvitur logjikën tonë, për të stërvitur racionalen tonë.

 

 

Veç të tjerash, Koçibellinj shton se një i mitur nuk mund të marrë dot përgjegjësi, përfshirë këtu edhe të një marrëdhënieje për të cilën duhet të dijë të gjitha pasojat.

 

 

Suela Koçibellinj: Një person që nuk merr dot përgjegjësi, si mund të marrë përgjegjësi për një marrëdhënie e cila mund të sjellë infeksione seksuale, shtatzëni të padëshiruar? Domethënë, e di sa pasoja ka? Nuk është një lojë që luajmë ne tani me zare e kaloi me kaq. Por edhe kjo është detyrë shumë e rëndësishme për t’ia shpjeguar prindi, për t’ia shpjeguar mësuesi, për t’ia shpjeguar punonjësi social, pra nuk është një lojë që ne hajde se e luajmë dhe mbaroi me kaq loja.

 

 

Ajo është një lojë e rëndë për moshën tënde sepse në çfarëdo loje nëse duam t’i vëmë emrin lojë, ka nevojë të dijë të luhet. Sikur edhe nga shija për të shijuar aktin seksual, as edhe një lloj studimi nuk thotë që një 15-vjeçar ka shijuar aktin e tij seksual. Asnjë!

 

 

Edhe ata që kanë thënë e kanë provuar me dëshirë, kur kanë mbushur moshën 18-19 vjeç kanë thënë “s’ishte ajo, pra nuk e shijova” sepse ka nevojë për një lloj pjekurie, pra ta kaloj në një nivel tjetër bisedën dhe në shumicën e rasteve mbahet mend si një eksperiencë shumë e keqe./tvklan.al

XS
SM
MD
LG