“Serbia e Rusia, kërcënim”/ Osmani: Kur BE nuk ndikon, ndjehet “Trekëndëshi i Ligësisë”! Vuçiç “kopje” e Putinit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha nga samiti i Komunitetit Politik Evropian në Kopenhagë se Rusia përbën kërcënim për Evropën dhe Serbia për Ballkanin, duke përdorur të njëjtat metoda agresioni. Ajo theksoi se shpërblimi i Serbisë për lidhjet me Moskën nuk është rruga përpara dhe i kërkoi BE-së të kthejë thirrjet për llogaridhënie ndaj Beogradit në veprime konkrete.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se Rusia dhe aleatja e saj, Serbia paraqesin kërcënim për Kosovën, duke i bërë thirrje Bashkimit Evropian që të mos “e shpërbëjë Beogradin”.
Duke folur para samitit të Komunitetit Politik Evropian në Konpenhagë të Danimarkës, Osmani tha për gazetarët se Rusia paraqet kërcënim për Evropën, ndërsa Serbia për rajonin e Ballkanit Perëndimor
Osmani: “Serbia i trajton shtetet fqinje si shtete që nuk ekzistojnë, si shtete të përkohshme, si shtete ndaj të cilave ajo vepron me agresion. Është kopje e metodave të Rusisë. Fatkeqësisht, Rusia e përkrah Serbinë në këto veprime. Tradicionalisht dhe për shekuj të tërë, ata kanë përdorur një koncept të ngjashëm: Rusia flet për ‘Rusinë e Madhe’ dhe ‘Botën Ruse’, Serbia për ‘Serbinë e Madhe’ dhe ‘Botën Serbe’ dhe përdorin të njëjtat metoda. Për ne të dyja paraqesin kërcënim”.
Presidentja e Kosovës tha se në rajonin e Ballkanit Perëndimor kurrë nuk ka vakum të ndikimit.
Nëse nuk ka ndikim nga perëndimi, sipas saj ndihet ai që e quajti Trekëndëshi i Ligësisë e më këtë theksoi rëndësinë e integrimit të vendeve të rajonit të BE
Osmani: “Prandaj është e rëndësishme që zgjerimi të shtyhet përpara dhe Ballkani Perëndimor, ato shtete të rajonit që i plotësojnë kriteret dhe punojnë me vlerat e BE-së, duhet të merren parasysh që të lëvizin përpara”.
Osmani kujtoi e pak ditë më parë Kosova shënoi dy vjetorin e sulmit terrorist në Banjskë, ku një grup I armatosur serbësh sulmuan forcat e policisë duke vrarë një efektiv.
Presidentja e Kosovës, tha se BE duhet ti shndërrojë në veprime thirrjet që Serbia të japë llogari
Osmani: “BE-ja vazhdon të kërkojë llogaridhënie. Ka pasur zero llogaridhënie dhe është koha që ata t'i shndërrojnë fjalët në veprime”
Osmani sulmoi presidentin serb duke thënë se tenton të kopjojë Vladimir Putinin e Rusisë.
Osmani: “Duke përdorur taktika të agresionit dhe destabilizimit ndaj fqinjëve dhe për këtë arsye është e rëndësishme që shtetet anëtare të BE-së ta kuptojnë se shpërblimi i Serbisë për qëndrimin me Rusinë nuk është rruga përpara”.
Duke folur për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE, që Prishtina e ka dorëzuar në fund të vitit 2022, Osmani tha se ai nuk është trajtuar ende nga BE-ja për shkak të "politikave të brendshme" të disa shteteve anëtare.
Ajo theksoi se Kosova do të vazhdojë të punojë që t'i bindë këto shtete, duke theksuar se "rruga e vetme për Kosovën" është anëtarësimi në BE dhe NATO./oranews