Lidhje


"True colours" - Seriali i TRT-së trajton histori të patreguara të atyre që janë prekur nga përhapja e ideologjisë gjinore dhe lobi LGBT

Një serial ekskluziv i TRT World, "Ngjyrat e vërteta"-"true colours", eksploron histori të patreguara të atyre që janë prekur nga përhapja e ideologjisë gjinore dhe lobi LGBT. A duhet të lejohen fëmijët të shndërrohen në një gjini tjetër? Një nënë britanike rrëfen sesi djali i saj autik – i cili po luftonte me pubertetin – u indoktrinua në internet nga pedofilët dhe më vonë u shty për të ndryshuar gjininë nga autoritetet arsimore dhe shëndetësore kur ai ishte vetëm 14 vjeç.

 

Ajo rrëfen përvojën e saj personale me atë që e sheh si një axhendë dhe eksperiment të institucionalizuar mbi identitetin gjinor, i cili provokon një debat të mbrapshtë brenda marrëdhënies prind-fëmijë dhe konstruktit social.

 

Këto video hedhin dritë mbi mungesën e transparencës në lidhje me informacionin që u serviret fëmijëve, ku prindi shpreh shqetësimin e tij/ saj rreth diskursit me nota njëanshmërie që po mediatizohet. Prindi thekson rreziqet e mundshme të shtyrjes së fëmijëve vulnerabël në grupe ku ata mund të mendojnë mbi këtë informacion pa një perspektivë të ekuilibruar. Folësi prek edhe çështjen e barnave nën dorë që u jepen fëmijëve si bllokues të pubertetit, duke tërhequr vëmendjen për etikën e dyshimtë të praktikave të tilla.

 

Po ashtu aty serviren shumë histori të tjera personale dhe seriali është në updeitim e sipër, prej tyre po ashtu përmendim rrugëtimin e Euryale Enitan, një studente e diplomuar amerikane që mori vendimin e vështirë për detranzicionin pas nëntë vitesh identifikimi si transgjinor. Në "Episodi 2: Detransition", Euryale ndan sinqerisht përvojat e saj, duke theksuar sfidat dhe keqardhjet me të cilat u përball gjatë tranzicionit të saj mjekësor.

 

Më poshtë po shënojmë linkun e serialit në youtube

 

https://www.youtube.com/playlist?list=PLUW304lJeu3XAvZkfqo_aziMXA1U5d-Z5

 

Nga TRTworld

 

XS
SM
MD
LG