Lidhje


Organizata 'FETO' në Shqipëri, Laçi: Gylenistët kanë uzurpuar KMSH dhe gjithë institucionet politike e arsimore! Funksionojnë si një ‘shtet hije’

Organizata FETO është kthyer sërish në qendër të diskutimeve mes marrëdhënieve Shqipëri-Turqi pas kërkesës së presidentit turk Rexhep Taip Erdogan ndaj kryeministrit Edi Rama për të ‘spastruar’ përfaqësuesit e kësaj organizate në Shqipëri. Lidhur me këtë çështje, studiuesi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Marlind Laçi i ftuar në “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj tha se anëtarët e organizatës “FETO” të cilët njihen si “gylenistë” kanë uzurpuar edhe Komunitetin Shqiptar Musliman. “Gylenistët janë organizatë okulte që operon për të vendosur emisarët e saj në cdo post nevralgjik të një shteti me qëllim që t’i shërbëjne një personi me emrin Fetullah Gylen. Ngre një rrjet të madh tentakulash për të krijuar një shtet hije. Në Shqipëri nga kjo organizatë është uzurpuar edhe komuniteti musliman shqiptar. Kuptohet se janë gylenistë nëpërmjet formave sesi i kanë marrë bursat dhe predikimi i tyre. Myftiu i Tiranës nuk guxon të dalë e të hotë se nuk është gylenist apo të shkojë në gjykatë e të ngrejë një aktakuzë mbi sulmin e tij si anëtar i FETO-s.”- u shpreh Laçi.

 

Më tej, ai ngriti alarmin duke thënë se anëtarë të kësaj organizate janë në të gjitha institucionet e vendit dhe kanë ngritur një “shtet hije”.

 

“Gylenistët janë kudo, në sistemin arsimor ku indoktrinojnë njerëz kryesisht të ardhur nga zona të thella të Shqipërisë si myftiu i Tiranës që është marrë si fëmij, është indoktrinuar në Turqi madje edhe i martojnë me anëtare të organizatës. Pra janë sekt dhe ia kushtojnë jetën këtij sekti. Në politikë mjafton të hapni ato listëpagesat e bëra. Patëm edhe rastin e ish-ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati. I ke edhe në media, kudo. Ato shtrihen në media si gazetarë, redaktorë, kryeredaktorë. Një agjendë që nesër mund të sjellë probleme në demokracinë e brishtë shqiptare.  Mund të ketë edhe në sistemin e drejtësisë, funksionojnë si shteti hije. Marrin drafte sesi funksionon organizata në Turqi dhe i përkthejnë edhe në shqip. Vetëm se këtu ka pushtet edhe më te fortë se ka edhe pushtetin fetar”- tha mes të tjerash studiuesi./Nga Report-tv

XS
SM
MD
LG