Eksperti i sigurisë Ilir Kulla: Faton Hajrizi mu dhimbs si vëllai im, e kaloi jetën nëpër burgje
Me leje në Strasburg, Fredi Beleri bën lëvizjen e radhës për të fituar lirinë
Pa u rikthyer ende në burgun e Fierit ku do të duhet të kaloj në qeli muajt e mbetur nga dënimi me dy vite burg për akuzën e “korrupsionit në zgjedhje”, Alfred Beleri ka bërë lëvizjen e radhës për të fituar lirinë.
Europarlamentari më i ri grek i është drejtuar me një kërkesë Gjykatës së Fierit duke kërkuar lirim me kusht.Seanca e parë për të shqyrtuar këtë kërkesë të Belerit është realizuar në 17 korrik, por është shtyrë për shkak të mungesës së juristit të burgut të Fierit. Ky i fundit nuk është paraqitur në gjyq edhe pse ka pasur dijeni për orën dhe datën e gjyqit.
VOA: Shqipëria nuk ka kapacitete dhe mjete për të shuar flakët
Zjarret në sipërfaqet pyjore prej disa javësh vazhdojnë të djegin me qindra hektarë me pyje dhe kullota në një pjesë të territorit të Shqipërisë. Sipas Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, zonat më të prekura deri tani janë Njësitë Administrative të Qarqeve Dibër, Gjirokastër, Vlorë dhe Shkodër.
Prej disa javësh forca dhe mjete të shumta të njësive zjarrfikëse, të mbështetura edhe nga forcat e ushtrisë dhe dy helikopterë po luftojnë për shuarjen e vatrave të zjarrit, të cilat, në disa raste, i janë afruar edhe zonave të banuara.
BE-ja dhe Autoriteti Palestinez bien dakord për pako financiare emergjente
BE-ja dhe Autoriteti Palestinez ranë dakord të premten për mbështetje financiare urgjente për të adresuar nevojat më urgjente financiare të palestinezëve në mes të luftës së vazhdueshme shkatërruese izraelite në Gaza.“Komisioni Evropian dhe Autoriteti Palestinez kanë nënshkruar një Letër Synimi e cila përcakton një strategji për adresimin e situatës kritike buxhetore dhe fiskale të Autoritetit Palestinez dhe ekonomisë palestineze, dobësitë strukturore të të cilëve janë përkeqësuar nga pasojat e luftës në Gaza dhe zhvillimet dhe reformat shumë të nevojshme”, tha komisioni në një deklaratë.
Gjermania e shqetësuar për mohimin e shtetit palestinez nga parlamenti izraelit
Gjermania ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me mohimin e parlamentit izraelit për krijimin e një shteti palestinez, transmeton Anadolu."Rezoluta bie ndesh me disa rezoluta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Izraeli po distancohet nga shumica dërrmuese e komunitetit ndërkombëtar dhe po izolohet", tha Sebastian Fischer, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë.Megjithëse rezoluta nuk është detyruese, tha Fischer, "megjithatë ajo është një kthim prapa në përpjekjet tona për të balancuar interesat legjitime të sigurisë së Izraelit me të drejtën e palestinezëve për vetëvendosje".