Lidhje


Baki Goxhaj braktiset nga Shqipëria. Lirohet nga Turqia duke e vendosur tek qytetarët e saj.

 

Sipas disa burimeve kërkesa për lirimin e tij është bërë nga Turqia duke u futur në kërkesë për lirim bashkë me qytetarët turq.

 

 

Shteti shqiptar ose nuk ka bërë asnjë veprim ose thjesht ka dërguar një letër të përgjithshme, ku nuk është interesuar plotësisht me emër për lirimin e aktivistit Baki Goxhaj të ndaluar nga autoritetet izraelite, procedurë kjo e kryer nga të gjithë shtetet që kishin qytetarë të rrëmbyer nga Izraeli.

 

Ky fakt u pa edhe në zbritjen që aeroportin e Stambollit ku aktivisti Goxhaj ishte bashkë me grupin e qytetarëve turq.

 

Aktivisti Baki Goxhaj dhe rreth 430 qytetarë të tjerë evropian dhe nga e gjithë bota, u rrëmbyen në detin mesdhe disa qindra kilometra larg Gazës teksa në përpjekje për të dërguar ndihma humanitare në Gaza.

XS
SM
MD
LG