Lidhje


Protesta të fuqishme në Athinë dhe Selanik, sulmohen forcat e policisë

Protesta të fuqishme ka pasur mbrëmjen e sotme në qytetet e Athinës dhe Selanikut në Greqi.

 

Grupe protestuesish u mblodhën në këto dy qytete në përkujtim të 15-vjetorit të vrasjes së 15-vjeçarit Alexandros Grigoropoulos. Protestat përfunduan në një përleshje të ashpër me policinë greke. Në kryeqytetin helen, një grup personash dogjën kazanë mbeturinash dhe thyhen xhamat e dyqaneve.

Read more ...


B'Tselem: Izraeli po lufton civilët në Gaza, jo Hamasin

Ushtria izraelite po lufton civilët palestinezë në Rripin e Gazës, jo Hamasin, tha sot grupi izraelit për të drejtat e njeriut B’Tselem.

 

B'Tselem përmendi një sulm izraelit që synoi anëtarin e Hamasit Wissam Farhat në lagjen Shejaiya në qytetin e Gazës më 2 dhjetor.

 

“Sulmi vrau dhjetëra njerëz dhe shkatërroi shumë ndërtesa banimi. Qindra njerëz janë ende të varrosur nën rrënoja”, tha grupi i të drejtave.

Read more ...


Emiri i Katarit: Rripi i Gazës nuk është çështje e sigurisë izraelite

 

Emiri i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al-Thani, tdeklaroi sot se Rripi i Gazës nuk është çështje e sigurisë izraelite.

 

Ai u adresua në hapjen e samitit të 44-të të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC), i cili po mbahet në kryeqytetin e Katarit, Doha.

 

“Sfida nuk qëndron në zgjidhjen e çështjes së Gazës sikur ajo të jetë çështje sigurie e veçantë apo izraelite që kërkon aranzhim sigurie që ia nënshtrojnë Rripin kërkesave të saj”, tha emiri.

 

“Zgjidhja më tepër qëndron në përfundimin e okupimit (izraelit) dhe zgjidhjen e çështjes së popullit palestinez”, shtoi ai.

 

Samiti i GCC-së mbahet mes sulmeve të pamëshirshme ajrore dhe tokësore izraelite në Rripin e Gazës pas sulmit ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor. Të paktën 15.899 palestinezë janë vrarë dhe më shumë se 42.000 të tjerë janë plagosur, sipas autoriteteve shëndetësore në Rripin e Gazës.

 

Sipas shifrave zyrtare, numri i të vdekurve izraelitë është 1.200.

 

Që nga themelimi i bllokut në vitin 1981 e deri më tani janë mbajtur 44 Samite të GCC-së.

 

Blloku i Gjirit përbëhet nga Katari, Bahreini, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Arabia Saudite, Omani dhe Kuvajti.

 

Burimi: AA

XS
SM
MD
LG