Lidhje


Erdoğan në bisedën telefonike me Biden: SHBA-ja ka “përgjegjësi historike” për të siguruar armëpushimin në Gaza

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, në një bisedë telefonike me homologun e tij amerikan, Joe Biden, ka deklaruar se është “përgjegjësi historike” e Amerikës që sa më parë të sigurojë një armëpushim të përhershëm në Gaza.

 

Siç njofton Drejtoria e Komunikimeve e Türkiyes, Erdoğan dhe Biden zhvilluan një bisedë telefonike për të diskutuar sulmet e Izraelit në territoret palestineze, veçanërisht në Gaza, marrëdhëniet dypalëshe, si dhe aplikimin e Suedisë për anëtarësim në NATO.

Read more ...


Shërbimet e telekomunikacionit ndërpriten sërish në të gjithë Rripin e Gazës

Kompania palestineze e telekomunikimit ‘PalTel’ ka bërë të ditur se shërbimet e telekomunikimit dhe të internetit në Rripin e Gazës janë ndërprerë sërish.

 

“Me keqardhje njoftojmë se të gjitha shërbimet e telekomunikimit në Rripin e Gazës janë humbur për shkak të agresionit të vazhdueshëm. Gaza është errësuar përsëri”, tha ‘PalTel’, e cila është ofruesi kryesor i shërbimeve të telekomunikimit për palestinezët në Gaza.

 

Që nga 7 tetori, kjo ndërprerje e shërbimeve të telekomit në të gjithë enklavën ndodh për herë të gjashtë.

 

Izraeli ka bombarduar Rripin e Gazës nga ajri dhe toka, ka vendosur një rrethim dhe ka ndërmarrë një ofensivë tokësore në hakmarrje të sulmit ndërkufitar nga grupi i rezistencës palestineze Hamas më 7 tetor.

 

Sipas autoriteteve shëndetësore të Gazës, të paktën 18.787 palestinezë janë vrarë që atëherë dhe më shumë se 50.897 të tjerë janë plagosur.

 

Burimi: AA


Deputetja britanike dhe 12 zyrtarë evropianë kërkojnë heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

Në një letër të publikuar më 13 dhjetor në platformën X – të njohur më parë si Twitter – Kearns dhe 12 kryetarë të komiteteve të Parlamentit Evropian, kanë kërkuar që BE-ja të rikthejë bashkëpunimin e plotë me Qeverinë e Kosovës. “Bojkotimi i zgjedhjeve komunale në krye me Listën Serbe, më 23 prill, sulmi ndaj KFOR-it më 29 maj, ndalim arbitrar i zyrtarëve të Policisë së Kosovës nga autoritetet serbe më 14 qershor, dhe sulmet në Banjskë më 24 shtator, shpërfaqin një formë agresioni, me qëllim të destabilizimit të Kosovës”, është thënë në letrën e nënshkruar prej Kearnsit dhe zyrtarëve tjerë evropianë.

 

Read more ...


Qendra e Kërkimeve Islame pranë Diyanetit Turk nënshkruan protokoll bashkëpunimi me Institutin Islam të Moskës

Qendra e Kërkimeve Islame pranë Fondacionit të Diyanetit të Türkiyes (ISAM) dhe Instituti Islam i Moskës kanë nënshkruar një protokoll bashkëpunimi me publikimin online të Enciklopedisë Themelore të Islamit të përkthyer në rusisht dhe botimin e saj në Rusi,

 

Ceremonia e nënshkrimit të protokollit u realizua në margjinat e Forumit të 19-të Ndërkombëtar Musliman që u mbajt në kryeqytetin Moskë të Rusisë.

 

Në ceremoninë ku mori pjesë edhe kreu i ISAM-it, Mürteza Bedir, u nënshkrua një protokoll bashkëpunimi mes dy institucioneve.

 

Në kuadër të protokollit palët ranë dakord që Enciklopedia Themelore e Islamit e përkthyer në rusisht nga ISAM të publikohet online dhe të botohet në Rusi.

 

Vepra enciklopedike, e botuar në tetë vëllime në Türkiye në vitin 2019, përmban parimet bazë të besimit dhe rregullat e sjelljes në Islam, personazhet, veprat dhe institucionet e historisë islame, si dhe elementet bazë të kulturës dhe qytetërimit islam.

 

Burimi: AA

XS
SM
MD
LG