Lidhje


Alkool në darkë dhe më pas fatkeqësia: Kapiteni Coward po përpiqej t'i bënte përshtypje balerinës bionde kur përplasi anijen?!

Policia italiane po kërkon një balerinë që besojnë se mund të hedhë dritë mbi katastrofën e Costa Concordia. Domnica Cemortan u pa duke u shoqëruar me kapitenin Francesco Schettino në minutat para se anija e tij e lundrimit të përplasej në shkëmbinj. Autoritetet italiane besojnë se 52-vjeçari Schettino - i quajtur Kapiten Coward - mund të jetë shpërqendruar nga komanda e tij duke u përpjekur t'i bëjë përshtypje balerinit. Ata e konsiderojnë bjonden moldave 25-vjeçare si një ‘dëshmitar kyç’.

 

Njëmbëdhjetë njerëz vdiqën dhe 30 të zhdukur pasi anija 400 milionshe u përplas me një pjesë shkëmbore në ishullin toskan të Giglio.

 

Ajo mbante 4200 pasagjerë.

 

Zonja Cemortan, e cila ka një vajzë dyvjeçare, kishte punuar si përkthyese për Concordia, por ishte me pushime në anije në kohën e fatkeqësisë të së premtes mbrëma.

 

Mendohet se ajo mund të jetë në gjendje të hedhë dritë mbi vendimin e Schettinos për të lundruar afër Giglios për të kryer një 'përshëndetje' për një ish-anëtare të ekuipazhit dhe për kryekamerierin e anijes.

 

Miss Cemortan dhe Schettino u panë duke shijuar dhe darkuar së bashku 30 minuta para katastrofës.

 

Një pasagjer, Angelo Fabri, tha: “Kapiteni ishte me një xhaketë të errët dhe ai ishte ulur përballë gruas – ajo ishte mjaft e re dhe në fillim mendova se mund të kishte qenë vajza e tij.

 

“Ajo ishte e hollë, kishte flokë bjonde deri tek supet dhe kishte veshur një fustan të zi me krahët e zbuluar. Ata ishin të qeshur dhe me humor të lartë.'

 

Ai tha se kapiteni ishte duke pirë verë – një pretendim që bie ndesh me pohimin e Schettino nuk kishte pirë alkool. Burimi për operatorin Costa Cruises tha: “Gruaja që duket se kishte darkuar me Schettinon ishte një punonjëse e Costa-s, e cila ishte punësuar për të ndihmuar pasagjerët rusë.

 

Hetuesit po hetojnë nëse frika e pagesës së një fature kompensimi prej 25 milionë funtesh (për përpasjen fillestare) ishte për shkak për vonesës e komunikimit të urdhërit për të braktisur anijen, e cila do duhj ti komunikohej 3000 pasagjerëve të Costa Concordia .

 

Secili nga pasagjerët e anijes do të paguhej me 8,300 £ - ose 10,000 € - një pagesë e cila do të fuqizohej sapo të shprehej urdhëri për të braktisur anijen.

 

Me kaq shumë pasagjerë në bord, operatorët Costa Cruises do të ishin përballur me një pagesë të madhe.

 

Zyrtarët që hetojnë katastrofën besohet se po hetojnë nëse frika e kompensimit ishte fajtore për vonesën, raportoi The Times.

 

11 pasagjerë janë konfirmuar të vdekur dhe 21 persona janë plagosur.

 

“Ajo duhej të zbriste nga Costa Concordia përpara se të fillonte lundrimin shtatë-ditor në Mesdhe, por ajo bleu një biletë dhe qëndroi në bord.

 

“Ne nuk mund të konfirmojmë apo mohojmë që ajo ishte në anije. Për të qenë i sinqertë, askush nuk e di se çfarë po bënte Schettino.

 

Në një intervistë me gazetën moldave Adevarul, Miss Cemortan pranoi se ishte në anije të premten në mbrëmje dhe shtoi se "ai (Schettino) ishte atje".

 

Gazetat italiane dje pohuan se Schettino ka pranuar se ishte me Miss Cemortan në atë kohë dhe se ajo nuk ishte në manifestin zyrtar të pasagjerëve.

 

Nëna e saj Vera, e cila jeton me të në kryeqytetin moldav Kishinau, tha se lundrimi shtatë-ditor ishte një dhuratë për ditëlindje.

 

Dje zonjusha Cemortan mbrojti Schettino: 'Unë e di që disa nga kolegët e mi duhet të jenë të mërzitur sepse tani janë pa punë dhe kanë borxhe dhe kanë fëmijë që i presin, por të gjithë jemi dakord që kapiteni bëri diçka të jashtëzakonshme dhe shpëtoi 3000 jetë. /Nga Daily mail

XS
SM
MD
LG