Erdogan: AK Parti duhet të forcojë lidhjet me popullin

Ndërsa AK Parti shikon rezultatin jo shumë të mirë të zgjedhjeve komunale, lideri i saj, presidenti Recep Tayyip Erdoğan, pranon gabimet dhe kërkon të mos i përsërisë ato.
Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në pushtet është e detyruar të kuptojë dhe korrigjojë gabimet e saj për të forcuar lidhjet e saj me popullin turk, tha presidenti Recep Tayyip Erdoğan pas kryesimit të mbledhjes së parë të Bordit Qendror Ekzekutiv (MYK) të partisë,të martën pas zgjedhjeve lokale të 31 marsit.