Dhuna në Lituani ndaj ndihmësit të Navalny, Kremlini nuk e komenton por i përgjigjet akuzave të presidentit lituanez

Kremlini nuk pranoi të komentojë mbi një sulm me çekiç ndaj ndihmësit të Alexei Navalny, Leonid Volkov, në Lituani. Volkov u sulmua pranë shtëpisë së tij në Vilnius, duke i shkaktuar hematoma të shumta.Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda tha se sulmi ishte qartësisht i para planifikuar dhe tha se askush nuk kishte frikë nga presidenti Vladimir Putin në vendin e tij. Duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me deklaratat e kreut të shtetit lituanez, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Putinit nuk do që t’i kenë frikë, por të respektohet dhe të dëgjohet.