Lidhje


"Organizata terroriste PKK është burimi i të gjitha problemeve në rajon"

Ministri i Brendshëm i Administratës Rajonale Kurde të Irakut, Reber Ahmed, duke theksuar se organizata terroriste PKK është burimi i të gjitha problemeve në rajon, tha se "(Organizata terroriste PKK) Duhet të nxirret nga tokat e Rajonit të Kurdistanit", raporton Anadolu.

Ahmed në deklaratën e tij për gazetarët bëri një vlerësim për përfundimin e pranisë së organizatës terroriste PKK në rajon.Ai tha se prania e organizatës terroriste PKK në rajon është e paligjshme. "Unë jam i lumtur të theksoj se qeveria irakiane ka vendosur së fundmi që PKK është një organizatë e ndaluar. PKK duhet të largohet nga ato rajone në mënyrë që njerëzit e rajonit dhe banorët e fshatrave të mos përballen me probleme dhe të vuajnë", tha ai.

 

Duke theksuar se organizata terroriste PKK është burimi i të gjitha problemeve në rajon, Ahmed tha se "(Organizata terroriste PKK) Duhet të nxirret nga tokat e Rajonit të Kurdistanit".

 

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të Irakut, Miqdad Miri al-Musavi, në një konferencë për media në Bagdad më 1 korrik kishte njoftuar se autorët e zjarrvënieve të fundit në Duhok, Erbil dhe Kirkuk ishin anëtarët e organizatave terroriste PKK.

 

Ai gjithashtu kishte theksuar se në deklaratat e tyre të arrestuarit kishin treguar se kanë planifikuar zjarrëvënie edhe në rajonet tjera./AA

XS
SM
MD
LG