Lidhje


N*etanyahu shfaq harta në OKB që tregojnë Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Gazën si pjesë të I"zraelit teksa I"zraeli kryen sulm ajror në Bejrut

Në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së sot, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu shfaqi dy harta, të cilat nuk e identifikonin Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës, por e tregonin gjithë territorin si pjesë e Izraelit, raporton Anadolu.

 

Duke mbajtur hartat, Netanyahu tha se bota duhet të zgjedhë midis një “bekimi” dhe një “mallkimi”.E para tregonte aleatët e mundshëm arabë të Izraelit në rajon, ndërsa e dyta Iranin dhe aleatët e tij. Të dyja hartat përjashtonin Gazën dhe Bregun Perëndimor.

 

Netanyahu lëshoi ​​paralajmërime të rrepta për Iranin, duke thënë: “Kam një mesazh për Teheranin, nëse na goditni, ne do t’ju godasim”.

 

“Nuk ka vend në Iran që krahu i gjatë i Izraelit nuk mund ta arrijë, dhe kjo është e vërtetë për gjithë Lindjen e Mesme”, shtoi ai.

 

Ai ripohoi angazhimin e Izraelit për të vazhduar operacionet e tij ushtarake në Gaza, ku ka vrarë më shumë se 41.000 palestinezë që nga tetori i kaluar, duke kërkuar që Hamasi “të dorëzohet, të dorëzojë armët dhe të lirojë të gjithë pengjet”.

 

Netanyahu njoftoi gjithashtu vazhdimin e veprimeve ushtarake në Liban, ku forcat e tij kanë vrarë qindra në sulmet ajrore të gjera këtë javë, duke thënë: “Kam ardhur këtu sot për të thënë mjaft. Ne nuk do të pushojmë derisa qytetarët tanë të kthehen të sigurt në shtëpitë e tyre”.

 

Ai përsëriti se “përderisa Hezbollahu zgjedh rrugën e luftës, Izraeli nuk ka zgjidhje, dhe Izraeli ka çdo të drejtë ta largojë këtë kërcënim dhe t’i kthejë qytetarët tanë në shtëpitë e tyre të sigurt”.

 

Në fjalimin e tij, Netanyahu kritikoi gjithashtu presidentin palestinez Mahmud Abbas, duke e akuzuar atë për “luftë diplomatike” kundër Izraelit.

 

Ndërsa Netanyahu doli në skenë, një numër i madh delegacione, përfshirë atë të Türkiyes, u larguan nga salla.

 

Teksa pas fjalimit të tij në OKB Ushtria izraelite  kreu një sulm ajror të rëndë dhe të paprecedentë në zonën periferike jugore të Bejrutit, duke pretenduar se ka sulmuar selinë kryesore të grupit libanez Hezbollah.

 

Sipas Kanalit 12 izraelit, ushtria izraelite po kontrollon nëse shefi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, ishte brenda zonës së shënjestruar.

 

Nuk është raportuar për viktima pas sulmeve ajrore izraelite, të cilat erdhën pas fjalimit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

/AA

XS
SM
MD
LG