Lidhje


Gjatë vitit 2023 Xhaminë Al-Aksa e bastisën 48.223 kolonë izraelitë

Në vitin 2023, mbi 48 mijë kolonë izraelitë bastisën kompleksin e Xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar.

 

Duke folur për Anadolu, një zyrtar në Departamentin e Vakëfit Islam në Kuds tha se gjatë vitit të kaluar, "48.223 kolonë bastisën kompleksin e Xhamisë Al-Aksa".

 

Vetëm muajin e kaluar, tha ai, 3.086 kolonë bastisën xhaminë nën mbrojtjen e policisë izraelite.

 

Policia izraelite filloi të lejonte inkursionet e kolonëve në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa në vitin 2003, pavarësisht dënimeve të përsëritura nga palestinezët.

 

Xhamia Al-Aksa është vendi i tretë më i shenjtë në botë për muslimanët. Hebrenjtë e quajnë këtë zonë Mali i Tempullit, duke thënë se ishte vendi i dy tempujve hebrenj në kohët e lashta.

 

Përpos kësaj, Qendra e Informacionit Wadi Hilweh me seli në Kuds tha në një deklaratë se autoritetet izraelite lëshuan 1.105 urdhra dëbimi në vitin 2023 për palestinezët, duke përfshirë urdhrat e dëbimit nga Qyteti i Vjetër i Kudsin, si dhe në vendbanimet tejra në Kuds.

 

Qendra gjithashtu dokumentoi 209 raste të prishjes së shtëpive palestineze nga Izraeli në të gjithë Kudsin Lindor të pushtuar, duke përfshirë 68 prishje që ndodhën pas 7 tetorit, fillimi i sulmit izraelit në Gaza.

 

Gjithashtu, 21 palestinezë nga Kudsi janë vrarë nga forcat izraelite në vitin 2023, shtoi qendra.

 

Izraeli pushtoi Kudsin Lindor, ku ndodhet Al-Aksa, gjatë Luftës Arabo-Izraelite të vitit 1967. Izraeli aneksoi të gjithë qytetin në vitin 1980, një veprim që nuk u njoh kurrë nga komuniteti ndërkombëtar.

 

Zyrtarët izraelitë janë akuzuar se kanë bërë deportime dhe veprime të ngjashme për të pastruar popullsinë palestineze të qytetit nga tokat ku ata kanë jetuar dhe zotëruar për shekuj.

 

Burimi: AA

XS
SM
MD
LG