Elementët që formuan kombin shqiptar sfidat dhe komponentët e fuqizimit
Përgtiti: Muhamet Selmani : 28 nëntor 2025
Kombi shqiptar është formuar nga një mozaik elementësh.Ashtu si një ndërtesë që është ngritur mbi një bazament dhe nëpërmjet kolonave edhe ndërtesa komb është ngritur mbi disa elemen thelbësor bazik që janë të domosdoshëm për ngritjen e një kombi siḉ është etnia, gjuha, identiteti etj.Rruga e formësimit të kombit shqiptar ka qenë një udhëtim i gjatë me vështirësi me ulje e ngritje me favore e disfavore , rrugë e cila është përshkruar duke ecur mbi të me një shpejtësi herë të lartë e herë të ulët, herë drejt lindjes e herë drejtë perëndimit të diktuar sipas rrethanave por me një arritje në distinacion. Përderisa ne jemi komb do të thotë që rruga që ka ndjekur populli shqiptar drejt formësimit të kombit ka qenë rruga e duhur dhe kemi qenë popull me fat. Në këtë refleksion unë përqendrohem në katër ḉështje.
E para ka të bëjë me bazat e një ndërtimi të një kombi etnia, gjuha, identiteti e konceptuar si faza themelore e ndërtimit të kombit.E dyta lidhet me rolin e minoriteteve dhe faktorit të jashtëm në formimin e kombit shqiptar.Ḉështja e tretë feja dhe kombi raportet midis tyre.Ḉështja e dytë dhe e tretë janë konceptuar në këndvështrimin pozitiv si faza e zhvillimit të kombit shqiptarë.E katërta ka të bëjë me rolin e institucioneve dhe personazheve në formimin e kombit shqiptar.
1.Etnia, gjuha dhe identiteti në formimin e kombit shqiptar.
Kombi ynë e ka zanafillën nga bashkësitë fisnore në antikitet tek etnosi ilir.Në lashtësi ilirët përbënin një nga popullsitë më të vjetra të Evropës. Formimi i etnosit të tyre që në shek. V-të para erës sonë.Pikërisht në këtë periudhë ilirët hynë në dritën e historisë si një popull që dallohej për fizionominë e tij etnike, për zhvillimin e tij kulturor e politik në mes të popujve të Ballkanit. Në mesjetën e hershme ilirët fillojnë të njihen si arbër. Arbërit e mesjetës së hershme dëshmojnë formimin e popullit shqiptar dhe forcimin i identitetit.Identiteti ishte ndërgjegjja e të qenit një trung, ndërgjegjja se kishte një identitet fetar,lidhjet ekonomike dhe përpjekjet për të formuar një shtet.Vihej theksi tek bashkësia e gjuhës,origjinës pellasgjike të të parëve, zakoneve të përbashkëta dhe të territorit.Këto element ishin bazament thelbësor unifikues përballë pushtuesve dhe drejtë formimit të kombit, për të vazhduar drejtë zhvillimeve të mëtejshme.
2.Roli i minoriteteve dhe faktori i jashtëm në formimin e kombit shqiptar.
Minoritetet kanë pasur një ndikim të rëndësishëm në procesin historik të formimit të kombit shqiptar. Kanë qenë një pjesë e rëndësishme e marrëdhënieve ndërkombëtare të Shqipërisë.Pavarësisht se herë herë mund të kenë qenë me dy standarte, por në këndvështrimin pozitiv kanë pasur ndikim të madh në procesin e ndërtimit të institucioneve, zhvillimin e identitetit dhe ndërgjegjës kombëtare të popullit shqiptar.
Zhvillimi i identitetit kombëtar shqiptar dhe për rrjedhojë edhe i nacionalizmit shqiptar është bërë nën ndikimin dhe me mbështetjen e politikës austro-hungareze dhe të asaj italiane.Kjo ka ndikuar që naconalizmi shqiptar të bazohej në mentalitetet dhe aspiratat e tipit evropiano-perëndimor.Fuqitë e mëdha për caktimin e kufijve të shtetit të ri shqiptar u ndeshën me problemin e pakicave.Ishte Auëstro-Hungaria dhe Italia që mbështetën përfshirjen e sa më shumë territorëvë të banuara nga vllehtë në shtetin e ri shqiptar.Edhe qeveria Rumune në Koferencën e Ambasadorëve do të shprehte pikëpamjen e saj duke deklaruar që e shikonte me kënaqësi krijimin e një shteti shqiptar të pavarur.
Austro-Hungaria për herë të parë pas Lidhjes së Prizrenit e pa që po krijohet një komb që s’ishte as grek as serb prandaj i dha një mbështetje, ngaqë kishte rivalitet me Rusinë Austro-Hungaria donte të qendroj në Ballkan nëpërmjet faktorizimit të shqiptarëve për të penguar dominimin sllav. Në këtë kontekst mund të themi që faktori i jashtëm ka pasur rol të rëndësishëm përgjatë historisë si mbrojtës si mbështetes përballë fuqive asimiluese.Nëpërmjet një populli më të fortë është mbrojtur një popull më i dobët. Mbrojtjen e interesave shqiptare e mori përsipër Austria që ka kundërshtuar me forcë coptimin e Shqipërisë qysh gjatë Traktatit të Shën Stefanit , në Kongresin e Berlinit dhe deri me 1913.Dhe kështu ngeli mikja e madhe e Shqipërisë. Gjithashtu SHBA , presidenti Ullson, demaskoi planet për zhdukjen e Shqipërisë.Vetëm ai e mbrojti qenien e kombit vital shqiptar në Ballkan. Përballë të mëdhenjëve të Evropës , u vunë vetëm SHBA dhe Austria. Duke u nisur nga të gjitha këto që thamë vijmë në konkluzionin që faktori i jashtëm dhe minoritetet kanë luajtur një rol të rëndësishëm në zhvllimin e kombit shqiptar.
3.Feja dhe kombi raportet midis tyre.
Feja në hapsirat shqiptare, një popull relativisht i vogël në numër dallohet nga popujt e tjerë të rajonit jo vetëm për nga hershmëria e banimit në trojet e veta, por edha nga diversiteti i besimeve brenda një identiteti të vetëm kombëtar.Shqiptarët ishin ndër të parët popuj të europës që përqafuan krishterimin gjatë shekujve të parë të erës së re . Ndarja e kishës në katolike prendimore dhe lindore ortodokse shënoi ndarjen e parë të shqiptarëve në ndjekës të ritit katolik dhe ndjekës të ritit ortodoks.
Vendosja e sundimit osman u shoqërua me ndryshime në strukturën fetare . Fisnikëria shtresa më e lartë shqiptare ishte e para që pranoi dukurinë e kalimit në Islam.Ndër pinjollët e islamizuar të familjeve feudale ishte edhe heroi kombëtar Gjergj Kastrioti i islamizuar me emrin Skënder.Me përhapjen e fesë islame në viset shqiptare u thellua diversiteti fetar gjë që potencjalisht krijonte kushte për përḉarje dhe shpërbërjen e kombit shqiptar .
Mirëpo një gje e tillë nuk ndodhi për arsye se realiteti i ri fetar ishte një mozaik i vendosur mbi një shtrat të fuqishëm, të përforcuar ne rrjedhën e historisë nga veprimi i faktorëve të kovergjencës siḉ ishin tiparet etnopsikologjike, gjuha dhe kultura e përbashkët,etj. Nga ana tjetër toleranca mes feve kontriboi në frenimin e prirjeve ndarëse në gjirin e popullsisë dhe në fuqizimin e lidhëzave të unitetit mbi baza etnike e kombëtare.Prandaj identifikimi dhe afirmimi i kombit do të ngjizej pak nga pak, paralel dhe nëpërmjet bektashizmit (një islam mistik heterodoks kombëtar), përmes përpjekjeve në rritje për krijimin e një kishe ortodokse shqiptare autoqefale, përmes një katolicizmi të anagazhuar në ḉështjen e konstruktimit të identitetit shqiptarë dhe njëkohësisht bashkëpunues e tolerant me besimet e tjera dhe përmes një islami me natyrë specifike shqiptare dhe europiane. Duke qenë se po ndodhte lindja e një kombi me shumicë muslimane ne Europe duhej që të ndërtohej një Islam liberal dhe tolerant me qëllim që të ishte i përshtatshëm me Evropen dhe i pranueshëm prej saj. Trashëgimia osmane në Shqipëri ishtë feja islame. Islamizimi i Shqipërisë mund të interpretohet në mënyra të ndryshme por pranimi i Islami u lejonte shqiptarëve që të mbronin identitetin e vet etnik nëpërmjet diferencimit me të tjerët. Në këtë kontekst Faik Konica thotë: “Të mos ishte feja islame populli shqiptarë do të ishte shumë në numër por jo shqiptar”.
Kurse Stavro Skendi thotë: “Shqiptarët musliman e përbënin shumicën dhe pa ato nuk mund të kishte Shqipëri”. Populli ynë edhe kur ishte nën sundimin turk i ka ruajtur vlerat e veta përkatësinë e tyre etnike .Afirmimi i Islamit mund të shihet edhe si fenomen qëndrese ndaj presioneve sllave dhe greke.Disa fise të Shqipërisë së veriut kishin pranuar të bëheshin katolik , përpara pushtimit turk, për t’i rezistuar asimilimit sllav.Në mënyrë analoge dëshira për të ruajtur identitetin kombëtar duke qenë diferencim me të tjerët të ketë favorizuar pranimin e islamit për t’u mbrojtur nga asimilimi i fqinjëve.
Teza kombi përballë feja ? Në kontekstin shqiptar nuk mendoj që është reale që të vendosen përballë ndoshta është një tezë e importuar nga realitete të tjera ndryshe nga vendi ynë, përkundrazi mendoj që mbrojtja e kombit është e legjitimuar nga feja.Vehbi Dibra kryetar i Kuvendit të Vlorës dhe kryetar i komunitetit musliman shqiptar ligjëroi islamikisht pavarësinë e Shqipërisë. Ky fakt tregon që feja legjitimon mbrojtjen e kombit.
Në lidhje me tezën kombi përballë feja të promovohet një botëkuptim i cili ka për bazë harmoninë dhe si një marrëdhënie që zhvillojnë dhe mbrojnë njëra tjetrën dhe jo vënia përballë midis fesë dhe kombit. Sepse përjashtimi nuk e shëndosh kombin, përderisa në Shqipëri mbizotëron harmonia dhe jemi vëllezër të një kombi dhe nuk kami pasur konflikte për shkak të ndasive fetare në dëm të kombit atëherë nuk duhet të vihet feja përballë kombit por të ketë një shpjegim harmonizues mes kombit dhe fesë.
Gjithashtu edhe futja e konceptit se qëndrimi në lindje ishte aksident, nuk mund të vijmë në një konkluzion të tillë pa i dhënë përgjigje pyetjes se ḉdo të ndodhte sikur shqiptarët përballë popujve që i rrethonin në mënyrë kërcënuese të mos kishin pasur mundësinë e një mbështetje të portës si musliman, si dhe mbrojtjen që u jepte atyre një identitet fetar –ai islamik. Prandaj s’duhet të nxjerrim konstatime te prera sepse ndoshta diḉka që ne na duket si aksident apo e keqe ajo mund të ketë qenë në të mirën tonë dhe ndoshta diḉka që ne na duket si e mirë mund të jetë në të keqën tonë. Sepse siç e dimë boshti ortodoks sllavo-grek me rënien e Abdulhamidit nga froni dhe rënien e shtetit Osman iu vërsulen tokave shqiptare duke gllabëruar dhe shkaktuar gjenocid kundër kombit shqiptarë.
Siç e artikulon dhe Rilindasi Vaso Pasha në librin e tij.
“ E VËRTETA MBI SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT” . Botuar në vitin 1879 në faqen 39-40 artikulon: “.. Pesë shekuj të përbashkët me Perandorinë Osmane provuan / konstatuan të jenë i vetmi shanc i mbijetesës së Shqiptarëve. Ishte ky bashkim (union ) që u garantoi Shqiptarëve ekzistencën e tyre në linjë me dëshirat dhe aspiratat e tyre. Ky bashkim nuk cungoi/dëmtoi aspak identitetin e tyre kombëtar apo gjuhën e tyre dhe traditat e tyre. Nuk transformoi karakterin e shqiptarëve dhe nuk rrezikoi ekzistencën në aspektin racor dhe kombëtar”.
Përderisa ne sot jemi komb do të thotë që kemi qenë në rrugen e duhur qoftë me orjentim drejt lindjes apo drejt perëndimit të diktuar sipas rrethanave të kohës, me një tendencë drejt qytetërimit dominues për kohën por gjithmonë duke e ruajtur identitetin etnik.
4.Roli i institucioneve dhe personazheve në formimin e kombit shqiptarë.
Historia e kombëve është histori institucionesh që janë të lidhura , ingranazhe që nëse shkojnë në mënyrë të harmonizuar motori ecën e nëse ato bllokojnë njëra- tjetrën ngec ecja.Mesjeta e hershme është një ndër periudhat më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar spse me të është lidhur formimi i kombësisë shqiptare , gjuhës dhe kulturës së tij.Në shek. 12-të u krijua shteti i parë shqiptarë, Principata e arbërit me Progonin 1190-1199, ku shtrihej në territorin midis Lezhës- Durrësit dhe Ohrit me kryeqendër Krujën. Në vitin 1272 Karl Anzhui zonën bregdetare Durrës – Berat – Vlorë e quajti Rex Albaniae. Gjatë shek. 13- 15- të, afirmohen familjet feudale shqiptare si Arianitët, Muzakajt, Kastriotët etj. Filluan të vetëqeverisnin tokat e tyre. Në fund të shek. 14-të në trevat shqiptare filloi depërtimi i ḉetave turke . Në këto kushte u ngrit prijësi legjendar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, u tubuan në Lezhë me 1444 dhe krijuan Lidhjen shqiptare me kyeqendër të shtetit në atë kohë Krujën.Më 1467 ra kështjella e Krujës dhe Skënderbeu u bë symbol i rezistencës anti osmane në Evropë. Pushtimi osman në Shqipëri u miratua me traktatin e vitit 1479 midis Venedikut dhe sulltanit.Gjatë pesë shekujsh që pasuan , nga shek. 15-të deri 1912 shqiptarët gjenden nën sundimin osman. Shkolla dhe arsimi mesjetar ishin të lidhura me kishën e krishtere,ortodokse, katolike, më vonë me institucionet fetare islame. Pranë institucioneve fetare zënë fill edhe shkollat mesjetare. Shkollat e huaja në këndvështrimin pozitiv ndikonin në ngitjen e nivelit arsimor dhe kulturor të shqiptarëve dhe njohjen me dituritë e kohës.Gjuha shqipe përgjatë historisë është ruajtur nga gjuha e folur në familje.
Ndër institucionet më të rëndësishme kombëtare ishte Lidhja e Prizrenit 1878-1881 me karakter kombëtar e cila synoi të realizojë programin e madh të rilindjes kombëtare shqiptare. Ḉelja e mësonjëtorës së parë shqipe të Korḉës më 7 Mars 1887. Institucion tjetër në drejtim të gjuhës ishte Kongresi i Manastirit më 14 Nëntor 1908 me objektiv kryesor unifikimin e alafabetit që do të ḉonte në forcimin e unitetit kombëtar të shqiptarëve.
Evenimenti më i rëndësishëm historik dhe instituconal për formimin e kombit shqiptar ishte shpallja e pavarësisë më 28 Nëntor 1912. Një kurorizim i perpjekjes së madhe historike për formimin e kombit shqiptar.
- Sfidat dhe komponentët e fuqizimit të kombit shqiptarë
“ Duhet të ndritohet mendja më të gjitha degët e diturisë”. (Zgjimi i Shqipërisë”, Nr.8, Janinë, 25 qershor 1909)
“ Në ka ndonjë gjë për të cilën shqiptarët duhet të kujdesen me të tepërt, ajo pa dyshim është dituria (të mësuarit)”- Sami Frashëri
Historia vërteton se arsimi është shkëndija e parë e zhvillimit të çdo qytetërimi. Nga Osmanët deri në Amerikën e sotme arsimi ka qenë gjithmonë elementi numër një në udhëheqjen botërore. Nëse duam të ngrihemi, nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të zhvillojmë arsimin tonë.
Fuqia e dijes: E gjithë kjo është një shprehje e ligjit të ndryshimit që kërkon që kombi të vazhdojë perpjekjet e tij për rritjen e dijes dhe kërkimit shkencor sepse kjo pastaj sjell ndryshimin në të gjitha aspektet. Një nga format më të dukshme të ndryshimit të gjendjes së dijes është ndryshimi në përgatitjen e mjeteve të forcës materiale të nevojshme. Nëse në një fazë, një nga mjetet e forcës ishte parzmorja , sot është avioni pa pilot. Atëherë lind pyetja ku jemi ne me trendin e zhvillimit bashkëkohor. Përgatitjes nëpërmjet dijes. Sepse dituria është burim force dhe zhvillimi.
Kombet nuk zhduken nga varfëria, por nga shtypja. Kur punët e mëdha u jepen njerëzve të vegjël dhe punët e vogla u jepen njerëzve të mëdhenjë, ku mungon meritokracia. Kur injorantët zënë vend në qendër të skenës, dhe mendimtarët fshihen nga frika apo janë indiferent dhe medimi u përket atyre që kanë pushtet, jo atyre që kanë mençuri, shteti shëndërrohet në një xhungël ku të fortët i përpijnë të dobtët. “Armiqtë më të këqinjë të kombit nuk janë injorantët por inteligjentët e korruptuar” G.Greene. Njeriu i duhur në vendin e duhur dhe për punën e duhur do të ishte zgjidhja më e mirë për të ardhmen e kombit.
Të fuqizojmë elemetët e lavdisë. Kombi ynë ka një natyrë unike - rajone të mrekullueshme, ADN shqiptare dhe kulturë mbresëlënëse. Ne jemi kombi i besës, i nderit, i bujarisë dhe mikpritje ku ndërthurën mrekullisht vlerat fetare me ato kombëtare të popullit tonë. Në këtë aspekt, humbja e ADN-së shqiptare ka të ngjarë të sjell shpërbërje, nëse eliminohen tiparet e veçanta të Shqipërisë. Pa këtë ADN, shqiptari nuk mund të konkurojë me kombet tjera! Ruaje mirë karkterin kombëtar. Ҫdo shqiptarë është vëllau yt; nderoje kurdoherë dhe ndihmoje kur të ketë nevojë. Mos përbuz gjuhën e nënës duke folur gjuhë të huaja kur nuk është nevoja. Ruaje dashurinë për atdheun kudo që të jesh. Ta dishë se lumturia jote gjendet në vendin tënd. Një atdhetar i famshëm i kombit shqiptar i kohës së Shpalljes së Pavarësisë Rauf Fico shprehet qartë në dëshirën dhe mendimin e tij në unitetin dhe bashkimin kombëtar:
“DASHT ZOTI, ME FLAMURIN KOMBËTAR NË KRYE TË BASHKOHEN TROJET ETNIKE SHQIPTARE NGA KOSOVA NË ҪAMËRI.
Përfundim
Ndërtesa komb është ngritur me të gjithë elementët përbërës të tij duke filluar që me themelët e një kombi etnia, gjuha.identiteti etj.Kurse minoritet, faktorët e jashtëm dhe feja kanë qenë skelet e ndërtesës komb që kanë ndihmuar në zhvillimin dhe konsolidimin e popullit shqiptar duke u bazuar tek fakti se populli ynë në ḉdo sundim i ka ruajtur vlerat e veta kombëtare një gjë të tillë e kanë shprehur edhe të huajt duke thënë: “Kombi shqiptar kishte një ndërgjegje të fortë kombëtre, ka dhënë një shembull unikal se si një komb i vogël, pa një letërsi të shkruar pa shkolla dhe institucione fetare të vetat, i rrethuar prej kaq qytetërimesh të huaja të fuqishme,të cilat janë përpjekur ta asimilojnë atë dhe i shtypur politikisht për kaq shumë shekujsh, ka rezistuar me sukses dhe u ka mbijetuar të gjithave”. Kristo Dako
Idealistët e ndërtuan kombin, tani ngelët nga politikanët që ta mbrojnë atë duke gjetur gjithmonë një emërues të përbashkët dhe duke zbutur diferencimet mes shqiptarve.
“Një ḉarje e vogël në ndërtesë mund të sjell rrëzimin e gjithë ngrehinës” . Kadare
“ O vëllezër shqipëtar! T ë mos na gjejë si ata të egrit e Australisë e të Afrikës, që venë Evropianët e i gënjejnë me ca ruaza me ca dragole të qeltërta, e pasqyra të të pafillta e ua marrin vendet e tyre nga dora. Të mos gënjehemi edhe ne ashtu me ca copa pafillesh e qelqesh, që s’vlejnë gjë fare, e të lëmë të drejtat e kombit e të mëmëdheut tonë në duar të të huajve e të armiqëve tanë. Të thyejmë zgjedhën që po na rëndon mbi xverk që kaq qind vjet, të këputim hekurat, që po na shtërngojnë gëmbët, të hedhim së sipërmi hijen e rëndë, që po na shkel e po na shtyp e s’na le të marrim frymë!
Të mos rrimë të mpirë e të ngrirë, të lëvizim duar e këmbë, të tundemi e të lëkundemi, të ecim dlirë në udhë të Perendisë, në udhë të drejtësisë:
PERËNDIJA, E DREJTA, KOMBI, GJUHA!
SHQIPËRIA, SHQIPËTARIA!
Ja qëllimi ynë! Ja puna jonë e shtrenjtë! Ja besa jonë! Gjith ata që kanë këtë qëllim, janë vëllezërit tanë! Në mes të Shqiptarëve të vërtetë s’ka ndonjë ndarje, ndonjë çarje , ndonjë ndryshim! Janë të tërë vëllezër, të gjithë një trup, një mendje , një qëllim, një besë!”. (Sami Frashëri- Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet)