Lidhje


Arabia Saudite dënon sulmin terrorist në Iran

Arabia Saudite dënoi sulmin terrorist të së mërkurës në Iran gjatë një ceremonie për të përkujtuar gjeneralin e lartë iranian Qassem Soleimani i cili u vra katër vjet më parë nga SHBA-ja.

 

Ministria e Jashtme tha se Riadi kundërshton dhe dënon sulmin terrorist që synoi civilët në Kerman.

 

Ajo i shprehu ngushëllime Iranit për të vrarët në shpërthime dhe u uroi shërim të shpejtë të plagosurve.

 

Shpërthimet ndodhën në një rrugë që çon në varrezën ku është varrosur Qassem Soleimani, ish-kreu i Forcave Quds të Gardës Revolucionare Islamike.

 

Të paktën 103 njerëz u vranë, sipas Sayyed Mohammad Saberiut, kreu i Organizatës së Emergjencave të qytetit.

 

Zyrtarët deklaruan se shpërthimet ishin sulm terrorist.

 

Soleimani u vra më 3 janar 2020, në një sulm me dron amerikan jashtë aeroportit të Bagdadit në Irak.

 

Burimi: AA

XS
SM
MD
LG