Rritet në 22.600 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza
Me 162 viktima në 24 orët e fundit është rritur në 22.600 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet të cilat Izraeli vazhdon që nga 7 tetori e deri më tani ndaj Rripit të Gazës.
Ministria e Shëndetësisë në Gaza përmes një deklarate me shkrim dha informacion lidhur me sulmet që Izraeli vazhdon prej 91 ditësh kundër Rripit të Gazës.
Në deklaratë thuhet se në sulmet që Izraeli ka ndërmarrë në 24 orët e fundit në Rripin e Gazës, janë vrarë 162 palestinezë ndërsa janë plagosur 296 të tjerë.
Forcat izraelite, në 24 orët e fundit kanë kryer 15 "masakra" kundër familjeve palestineze në gjithë Rripin e Gazës", thuhet në njoftimin në të cilin bëhet e ditur se është rritur në 22.600 numri i palestinezëve të vrarë dhe në 57.910 numri i të plagosurve në sulmet të cilat Izraeli i vazhdon që nga 7 tetori e deri më tani ndaj Rripit të Gazës.
Burimi: AA