Lidhje


Ekuadori "në gjendje lufte" kundër terrorit të karteleve të drogës

Me rrugët e qytetit kryesisht të braktisura, përveç një dislokimi masiv ushtarak, Ekuadori po e gjen veten në mesin e një "gjendje lufte" pasi kartelet e drogës ndërmorën një fushatë brutale rrëmbimesh dhe sulmesh si  kundërpërgjigje të veprimeve qeveritare. Qindra ushtarë patrulluan kryeqytetin, Kuito, ku banorët janë të frikësuar për shkak të një rritje të dhunës e cila ka shkaktuar gjithashtu shqetësim jo vetëm brenda vendit.

 

Vendi i vogël i Amerikës së Jugut është zhytur në krizë për shkak të rritjes së kontrollit të karteleve ndaj institucioneve të ndryshme, të cilat përdorin portet për të transportuar kokainë në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë.

 

 

Shpërthimi i fundit i dhunës kishte si shkak ndodhinë e së dielës, ku u arratis nga burgu një prej bosëve më të fuqishëm të narkotikëve në vend, Jose Adolfo Macias, i njohur me pseudonimin "Fito".

 

Të hënën, presidenti Daniel Noboa vendosi gjendjen e jashtëzakonshme dhe shtetrrethim gjatë natës, por bandat u kundërpërgjigjën me një deklaratë "lufte" - duke kërcënuar se do të ekzekutonin civilët dhe forcat e sigurisë.

 

Ata gjithashtu nxitën trazira të shumta në burgje, shkaktuan shpërthime në vende publike dhe kryen sulme në të cilat të paktën 14 njerëz u vranë.
Më shumë se 100 roje burgu dhe staf administrativ janë marrë peng, tha autoriteti i burgjeve.

 

 

Në qytetin port të Guajakuil, sulmuesit të veshur me kapuç sulmuan një stacion televiziv shtetëror të martën, duke marrë peng disa gazetarë dhe anëtarë të stafit dhe qëlluan me të shtëna, në një përjetim dramatik të transmetuar drejtpërdrejt, përpara se policia të mbërrinte në vendngjarje.

 

Mediat lokale raportuan se disa nga sulmuesit ishin 16 vjeç.

 

 

Ky sulm, në veçanti, përhapi panik në popullatën e përgjithshme, shumë prej të cilëve lanë punën dhe mbyllën dyqanet për t'u strehuar në shtëpitë etyre.

 

 

"Sot ne nuk jemi të sigurt, gjithçka mund të ndodhë," tha Luis Chiligano, një roje sigurie 53-vjeçare në Kuito, i cili shpjegoi se kishte zgjedhur të fshihej në vend që të përballej me "kriminelët, të cilët janë më mirë të armatosur".

 

 

Noboa tha të mërkurën se vendi ishte tanimë në një "gjendje lufte", duke premtuar të mos dorëzohej para bandave.

 

Burimi: AL jazeera

XS
SM
MD
LG