Përse Britania dhe SHBA po sulmojnë rebelët Huthi të Jemenit të mbështetur nga Irani?
SHBA-ja tha se sulmoi më shumë se 60 objektiva në 16 lokacione Houthi, Pentagoni deklaroi se sistemet e radarëve, vendet e magazinimit dhe lëshimit të dronëve dhe raketave, plus qendrat e komandës Houthi u goditën të gjitha. Sulmet u raportuan në kryeqytetin e Jemenit, Sanaa - i cili kontrollohet nga rebelët - si dhe në portin Houthi të Detit të Kuq të Hodeidah, Dhamar dhe bastionin veriperëndimor të grupit, Saada.
Ministria e Mbrojtjes e Britanisë (MM) tha se kishte identifikuar objektet kyçe të Houthi-ve, të cilat targetuan HMS Diamond dhe anijet e marinës amerikane në fillim të kësaj jave "dhe ra dakord të kryente një sulm të koordinuar dhe të matur në mënyrë që të zvogëlonte aftësinë e Houthi-ve për të shkelur ligjin ndërkombëtar. "
Ajo tha se avionët luftarakë kryen sulme precize në dy nga këto objekte të Houthive. "I pari ishte një vend në Bani në Jemenin veriperëndimor që përdorej për të nisur zbulimin dhe sulmin me dronë. Një numër ndërtesash të përfshira në operacionet me dron u shënjestruan nga avioni ynë. Vendndodhja tjetër e goditur nga avioni ynë ishte fusha ajrore në Abbs. Inteligjenca ka treguar se është përdorur për të lëshuar si raketa lundrimi ashtu edhe dronë mbi Detin e Kuq. Disa objektiva kyç në aeroport u identifikuan dhe u goditën nga avioni ynë."
Ndërsa nuk janë dhënë shifra specifike se sa raketa janë lëshuar, SHBA thotë se janë përdorur më shumë se 100 municione "të llojeve të ndryshme" të lëshuara me saktësi pej Huthive.
Sulmet erdhën pasi Houthis nisën sulmin e tyre më të madh ndaj anijeve të Detit të Kuq, një nga 27 sulmet e tilla që nga 19 nëntori. Zyrtarët thanë se 21 raketa dhe dronë u qëlluan ndaj anijeve luftarake dhe anijeve tregtare pranë ngushticës Bab al-Mandab në fillim të kësaj jave, në ngushticën jugore të Detit të Kuq.
Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA kanë mbështetje jo-operative nga Australia, Bahreini, Kanadaja dhe Holanda.
Por kush janë Houthit dhe pse po sulmojnë në Detin e Kuq?
Grupi i armatosur Houthi, i mbështetur nga Irani, një nën-sekt i pakicës myslimane shiite të Jemenit, Zeiditët. Ata e kanë marrë emrin e tyre nga themeluesi i lëvizjes, Husein el-Houthi. Ata kanë filluar një luftë civile që nga viti 2014 kundër qeverisë së Jemenit. Qeveria nga ana tjetër është mbështetur kundër tyre nga një koalicion i vendeve arabe të udhëhequr nga Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Houthi-t janë pjesë e asaj që Teherani e quan një "bosht rezistence" kundër Izraelit, SHBA-së dhe Perëndimit, e cila përfshin Hamasin dhe Hezbollahun e Libanit. Që prej 7 tetorit situata në rajon u nxeh së tepërmi për shkak të sulmit Izraelit ndajj Gazës. Houthit pretendojnë se ata po synojnë të gjitha anijet e destinuara për në Izrael përmes ngushticës Bab al-Mandab në mbështetje të popullit palestinez.
Ndërsa nga ana tjetër vendet aleate pretendojnë se Huthët filluan të shënjestrojnë anijet tregtare pa dallim, duke shkaktuar mobilizimin e një koalicioni detar të udhëhequr nga SHBA në fund të vitit të kaluar për të kundërshtuar këtë kërcënim.
Pse është i rëndësishëm Deti i Kuq?
Është një nga rrugët ujore kryesore për tregtinë globale; afërsisht 12 deri në 15 për qind e trafikut të transportit detar kalon përmes Detit të Kuq.Shumë kompani të anijeve janë detyruar të ndryshojnë rrugëtimin e anijeve të tyre, duke bërë një udhëtim më të gjatë rreth Afrikës, megjithëse disa kompani kryesore të naftës, rafineri dhe industri tregtare kanë vazhduar ta përdorin atë.
Rrugët alternative shkaktojnë vonesa në zinxhirët e furnizimit, ndërkohë që rritja e kostove të sigurimit për lundrimin përmes Detit të Kuq kërcënon të ketë një efekt të dëmshëm ndaj cmimeve.
Cmimet e sigurimit (të anijeve) afërsisht u dyfishuan pas sulmeve të Houthi.
Grupi gjerman i anijeve Hapag Lloyd tha të martën se do të vazhdojë të shmangë Kanalin e Suezit dhe të rrotullohet rreth Kepit të Shpresës së Mirë për arsye sigurie, ndërsa rivali i tij danez Maersk ka thënë se do të shmangë rrugën "për të ardhmen e parashikueshme".
A mund të përshkallëzojë sulmi tensionet rajonale?
Një zëdhënës i ministrisë së jashtme gjermane tha se sulmet e fundit të Houthi-ve treguan se grupi militant ishte “qartësisht duke u fokusuar në përshkallëzimin kundër transportit tregtar ndërkombëtar”. Përpara sulmeve ajrore të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, sekretari britanik i mbrojtjes Grant Shapps e përshkroi situatën në Detin e Kuq si të paqëndrueshme dhe tha se HMS Diamond, anija luftarake britanike e vendosur në zonë, ishte shënjestruar në mënyrë specifike në sulmin e fundit.
Houthi-t janë zotuar të vazhdojnë sulmet e tyre derisa Izraeli të ndalojë konfliktin në Gaza dhe paralajmëruan se do të sulmonin anijet luftarake amerikane nëse vetë grupi i milicisë do të vihej nën shënjestrën e koalicionit perëndimor.
Mohammed al Bukhaiti, një zyrtar i lartë i Houthi, shkroi në X në dhjetor: "Edhe nëse Amerika arrin të mobilizojë të gjithë botën, operacionet tona ushtarake nuk do të ndalen... pa marrë parasysh sakrificat që na kushtojnë". Por Houthi-t nuk kanë anije luftarake formale detare me të cilat të imponojnë një bllokadë serioze të rrugës ujore, ndërkohë që aftësitë mbrojtëse të forcave të koalicionit janë më se të afta për të përballuar kërcënimin e dronëve dhe raketave.
Duke folur në kushte anonimiteti (pra burime të pasiguta), New York Times raportoi se vetëm rreth 20 deri në 30 për qind e aftësisë sulmuese të Houthis ishte shkatërruar. Ata thanë se vështirësia ishte se shumë nga armët sulmuese të Houthi-ve ishin në platforma të lëvizshme dhe mund të zhvendoseshin ose fshiheshin.
Megjithatë, Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA-ja është dashur të kalibrojnë vendosmërinë e tyre për të mbajtur të hapur rrugën e transportit detar, përkundër rrezikut të përhapjes së luftës në rajon. Sulmet ishin të parat nga Shtetet e Bashkuara në territorin e Jemenit që nga viti 2016, dhe hera e parë që ajo ka sulmuar Houthitë e mbështetur nga Irani në një shkallë të tillë.
Analiza bazë nga /independent.co.uk