Lidhje


Bastisjet vazhdojnë aty ku nuk ka Hamas/Forcat izraelite arrestojnë 55 palestinezë në Bregun Perëndimor

Forcat izraelite kanë arrestuar edhe 55 palestinezë në Bregun Perëndimor nën pushtim dhe se është rritur në 5.930 numri i palestinezëve që janë arrestuar në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor që nga 7 tetori e deri më tani, transmeton Anadolu.

 

 

Shoqata e të Burgosurve Palestinezë dhe Komiteti për Çështjet e të Burgosurve Palestinezë të lidhur me Organizatën për Çlirimin e Palestinës, kanë publikuar deklaratë të përbashkët me shkrim lidhur me çështjen.

 

 

Në deklaratë thuhet se forcat izraelite përgjatë natës kanë arrestuar 55 palestinezë përfshirë dy fëmijë dhe një grua në bastisjet që kanë kryer gjatë natës në pika të ndryshme të Bregut Perëndimor kryesisht në qytetet Al-Khalil (Hebron), Nablus, Tulkarm si dhe në kampin e refugjatëve Nur Shams.

 

 

Më tej thuhet se 25 prej të arrestuarve janë studentët e Universitetit An-Najah në qytetin Nablus në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe se që nga 7 tetori e deri më tani ka arritur në 5.930 numri i palestinezëve që Izraeli ka arrestuar në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor të pushtuar.

 

 

Në deklaratë thuhet se forcat izraelite gjatë bastisjeve ndaj shtëpive të palestinezëve kanë kryer shkelje të tilla si keqtrajtime, goditje dhe kërcënime ndaj të arrestuarve dhe familjarëve të tyre si dhe shkelje të tilla si shkatërrim të shtëpive të palestinezëve dhe hapje të zjarrit të drejtpërdrejtë me qëllim vrasjen.

 

 

Që kur forcat izraelite filluan sulmet ndaj Gazës, nga 7 tetori e deri më tani është shënuar rritje e arrestimeve, bastisjeve dhe sulmeve ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor nën pushtim.

 

Nga/AA

XS
SM
MD
LG