Jehezkel shkarkohet dhe arrestohet për festimin në mbështetje të Izraelit: ja çfarë kishte shkruar në pulsin e dorës
Sagiv Jehezkel është bërë shumë i njohur orët e fundit për një histori të diskutueshme. Sulmues i skuadrës turke Antalyaspor fillimisht u shkarkua nga klubi i tij dhe më pas u arrestua. I gjithë faji i festimit të veçantë gjatë ndeshjes kundër Trabzonspor. Në fakt, pasi shënoi, futbollisti tregoi me gisht kyçin e majtë të dorës dhe në veçanti një shkrim në fashë për të shprehur mbështetjen për Izraelin në luftën kundër Hamasit në Palestinë.
Futbollisti bardhekuq iu drejtua kamerës menjëherë pas golit të 1-1 dhe tregoi me gisht pjesën e poshtme të fashës të vendosur rreth kyçit të dorës së majtë. Me bojë të zezë ishte shkruar, përkatësisht “100 ditë, 7 tetor”. Një referencë për datën 7 tetor 2023, ditë në të cilën Izraeli nisi operacionet e tij ushtarake në Gaza, pas sulmeve të kryera nga Hamasi në të njëjtën ditë. Prandaj, Sagiv Jehezke mori një qëndrim të qartë në mbështetje të vendit të tij për luftën që nuk i pëlqente autoriteteve turke.
Ministri i Drejtësisë Yılmaz Tunç njoftoi se Zyra e Kryeprokurorit të Antalias ka hapur një hetim gjyqësor kundër Sagiv Jehezkel për “nxitje publike të urrejtjes dhe armiqësisë” pas “festimit të tij të urryeshëm në favor të masakrës së kryer nga Izraeli në Gaza”. Autoriteti përsëriti se me veprimet e tij atleti kishte “mosrespektuar vlerat e Turqisë, një vend që mbetet në krah të popullit palestinez”. Jehezkel ka ofenduar kështu kujtimin e “mijëra civilëve, grave dhe fëmijëve të masakruar në gjenocidin që shteti hebre është duke kryer”.
Kanë qenë të kota tentativat për justifikim nga lojtari i arrestuar: “Nuk doja të provokoja askënd dhe dua që kjo luftë të marrë fund”. Antalyaspor tha se ishte shumë i befasuar nga sjellja e lojtarit që bëri gjithçka pa dijeninë e tyre në dhomat e zhveshjes. Për këtë arsye, Jehezkel aktualisht është larguar nga skuadra, me hapin e radhës zgjidhjen e kontratës dhe për rrjedhojë shkarkimin.
Nga/Lapsi.al