Trump kërcënon Afganistanin: Gjëra të këqija do të ndodhin nëse nuk na ktheni bazën e Bagramit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka kërcënuar Afganistanin se “do të ndodhin gjëra të këqija”, nëse nuk ia kthen Shteteve të Bashkuara bazën ajrore të Bagramit.
Në të kaluarën, udhëheqësit talibanë të Afganistanit nuk kanë pranuar të heqin dorë nga kjo bazë. Dy ditë më parë, Trump njoftoi se Uashingtoni synon ta rimarrë bazë e madhe ajrore në veri të Kabulit, e cila ishte nën kontrollin e Shteteve të Bashkuara deri në tërheqjen e papritur të ushtrisë amerikane në vitin 2021.